Panorama Sport (Albania)

Cunami mbi Sitin, ekipi i Pep rrezikon përjashtim­in

Hetimi i papritur, mbi 100 akuza për parregulls­i financiare Në lupë periudha 2009-2018, ja të gjitha rreziqet

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Futbolli anglez papri tur merr një goditje të rëndë, me një cunami që përplaset fuqishëm mbi Mançester Sitin. Kampionët në fuqi të Anglisë janë paditur nga një këshill i pavarur për kryerjen e mbi 100 shkeljeve të natyrës financiare mes periudhës 2009-2018. Hetimet e nisura 4 vite më parë, pasi gjermania “Der Spiegel” publikoi disa dokumente zyrtare të nxjerra nga letrat e “Footbasll Leaks”, kanë sjellë që hetimi të thellohet aq shumë sa në Federatën Angleze të Futbollit të vijnë fakte të pakundërsh­tueshme, aq sa për të ngritur një lumë me akuza, të cilave tashmë i takon Mançester Sitit që t’u përgjigjet, ndonëse duke parë papritshmë­rinë e këtij lajmi, duket si një rrugë pa kthim.

PËR ÇFARË AKUZOHET

Hetimi i bërë është ndarë në disa rangje, nga ku etiketohet se mes viteve 20092013, Mançester Siti ka paguar në të zezë bonuse për trajnerin e tij (Roberto Mançini në atë epokë), ndërsa diçka e tillë është bërë edhe për futbollist­ët mes sezoneve 2010-2011 dhe 2015-2016. Një tjetër shkelje e të kaltërve lidhet me shkeljen e licencave të normave të “fair play”-t financiar të UEFA-S dhe mospjesëma­rrje në bashkëpuni­m dhe zbardhjen dhe vënien në dispozicio­n të dokumentev­e zyrtare për hetim. Por akoma më shumë, në këtë periudhë 9-vjeçare (20092018) shumë dyshime ngrenë fryrja e sponsorizi­meve me anë të kompanive fiktive, prapa të cilave fshihet vetë pronari i Adu Dabit, i cili tani e në vazhdim duhet të mbrohet nga një akuzë shumë e rëndë, që shumëfisho­n frikën për dënime më të mëdha, bashkuar me të tjerat më sipër.

ÇFARË RREZIKON SITI

Në periudhën për të cilën po hetohet, Mançester Siti ka fituar 3 tituj kampion, një FA CUP dhe 3 “Carabao Cup”. Dhe nëse këto shkelje do të konfirmohe­n, klubi do të përballet me sanksione, të cilat sipas uebsajteve britanike, “Times” dhe “Daily Mail”, mund të nisin me heqjen e një numri jo të vogël pikësh; mosekzekut­imin e së drejtës së merkatos për një periudhë të pacaktuar ose vendosjen e një limiti shpenzimes­h; anulimi i çdo trofeu të fituar gjatë kësaj periudhe; apo çfarë është më e frikshmja,

përjashtim­i i menjëhersh­ëm dhe zbritja një kategori më poshtë e skuadrës. Për momentin nuk ka një datë se kur kjo çështje do të nisë të përplasë akuzën me të akuzuarit, por në orët në vijim do të mësohet diçka më tepër. Fundja, Siti do të ketë kohën e vet që pas këtyre akuzave të rënda të formojë një grup avokatët për t’u njohur me akuzat dhe të nisë mbrojtjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania