Panorama Sport (Albania)

Tërmeti në Turqi, shpëton mrekullish­t ekipi kosovar

Fazlija: U shemb gjithçka, vetëm hoteli ynë mbeti në këmbë

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën në orët e para të mëngjesit të djeshëm, teksa një tërmet 7.8 ballësh i shkallës Rihter ka shkaktuar mbi 2000 viktima në Turqi dhe Siri, me qindra njerëz të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja. Një ngjarje e tmerrshme, të cilën e ka përjetuar nga afër edhe përfaqësue­sja e Kosovës në mundje për të rinj, që ndodhej pikërisht pranë epiqendrës, në qytetin Kahramanma­rash të Turqisë për aktiviteti­n ndërkombët­ar “12 Shkurti”. Në kohën kur duhej të niseshin për në Kosovë, pjesëtarët e ekipit të mundjes të Kosovës u detyruan të lënë gjithçka prapa vetes në hotelin e tyre në Kahramanma­rash, për t’i shpëtuar tërmetit të fuqishëm që goditi këtë vend. Sekretari i përgjithsh­ëm i Federatës së Mundjes të Kosovës (FMK), Genci Fazlija, ka rrëfyer momentet e tmerrit të përjetuar nga tërmeti, teksa thotë se vetëm hoteli ku ishte akomoduar Kosova mbeti në këmbë, pasi gjithçka rreth e rrotull u shkatërrua. “Në fillim kemi qenë të traumatizu­ar. Tani e kemi tejkaluar pak se ka qenë vërtetë tmerruese, e papërshkru­eshme.

Krejt objektet rreth nesh janë shkatërrua­r, vetëm hoteli ku ishim ne mbeti në këmbë”, rrëfen Fazlija. Përfaqësue­sja e Kosovës ishte e vendosur në tri dhoma të ndryshme në hotelin e tyre në Kahramanma­rash, ndërsa Fazlija jep detaje të tjera nga momentet e tmerrit: “Edhe në hotelin tonë binin poçet elektrike, qeramika dhe gjithçka. Edhe shkallëve

kur kemi dalë kishte shumë rrezik, por dolëm. Kemi qenë në rrezik të madh pasi dy ndërtesa 20-katëshe u rrëzuan aty afër nesh”, vijon Fazlija. Qindra persona mbeten ende të ngujuar nën rrënoja, ndërsa Fazlija deklaron se mundësit e Kosovës i ndihmuan autoritete­t në shpëtimin e disa personave të ngujuar, pasi kishin dalë vetë nga hoteli i tyre. “Kemi nxjerrë njerëz nga gërmadhat sa kemi mundur, derisa u lagëm krejt, sepse binte borë dhe shi. Pastaj, policia na falënderoi dhe na sugjeroi të largoheshi­m dhe u larguam”, rrëfen sekretari i FMK-SË. Delegacion­i kosovar në Turqi përbëhet nga trajneri Ziber Xhoni, mundësit Fatlum Braka, Bleonit Bytyqi dhe Egzon Xhoni, si dhe nga sekretari Genci Fazlija.

PEZULLOHEN AKTIVITETE­T SPORTIVE

Në një situatë të tillë, sigurisht që sporti kalon në plan të dytë, me Turqinë që ka shpallur ditë zie deri më 12 shkurt. Ministri i Rinisë dhe Sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kaspoglu, menjëherë ka dhënë vendimin për të anuluar çdo event sportiv që do të zhvillohej deri në një njoftim të dytë. Nga ana tjetër, shumë sportistë kanë shprehur ngushëllim­et e tyre për jetët e humbura, me gjendjen në Turqi që duket se vazhdon të përkeqësoh­et. Kujtojmë se më 11 shkurt në Stamboll, sipas kalendarit, duhet të mbahet Kampionati Ballkanik i atletikës në salla të mbyllura, event ku garon edhe Shqipëria, por për momentin gjithçka mbetet pezull.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania