Panorama Sport (Albania)

“Krijuam lojë, Halimi ishte në ditë të keqe”

-

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi, ka komentuar humbjen përballë Vllaznisë duke pranuar se dy golat e pësuar erdhën për fajin e portierit Halimi. Por ai justifikoi gardianin duke thënë se kështu kishte ndodhur edhe me emra të mëdhenj të futbollit botëror dhe se në ndeshjet e mëparshme, portieri kishte bërë mirë. “Mungonte Barbosa, ndoshta skuadra është mësuar me lojtarë shtatlartë. Ishim përgatitur gjatë kësaj kohe me Bashën e Xhonson të bënin aksione nga brenda për të vënë në vështirësi qendërmbro­jtësit. Edhe Delimexhaç dhe kapiteni njëlloj, për të bërë sulmuesin e parë, jo të deklaruar. Kisha dëshirë që skuadra të fitonte mbajtjen e topit, por arrinim ta rregulloni­m lojën. Por pësuam gol dhe u vështirësu­a pak gjendja. Skuadra prodhoi lojë, ndoshta prisja më shumë zgjidhje në zonë në pjesën e dytë”, u shpreh trajneri i Kukësit fillimisht.

GABIMI I HALIMIT- “I qëlloi portierit tonë që ndoshta nuk ishte vendosur mirë te goli, por në futboll ndodhin gjëra të tilla. Te goli i dytë ndodhi një gabim teknik, më vjen keq për Halimin se po bënte disa ndeshje të mira dhe po ndihmonte skuadrën. Por kuptohet që kanë gabuar portierë me nivel shumë të lartë. U munduam ta ngremë psikologji­kisht në pushim, por është pak e vështirë se në fushë ndihet ndryshe si futbollist. Tafas është kthyer, por mendojmë me kujdes, edhe me mendimin e trajnerit të portierëve. E dimë që Tafas ka bërë sezone të mira te Kukësi dhe kur u dëmtua nuk është se u largua me lojë të keqe”, tha Hallaçi për “Oversport” pas duelit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania