Panorama Sport (Albania)

Marku, i sinqertë: Krosova për Balajn, por shkoi gol

“Shënuesi i Vllaznisë? Ngacmohemi me Jonuzin e Hoxhajn”

- ADMIR URUÇI Një dedikim për golin? (Qesh), shkon për Luizin.

Herald Marku ishte një ndër lojtarët më të mirë për Vllazninë në fushë ndaj Kukësit, ku arriti të shënonte edhe golin e parë. Mesfushori tregohet i sinqertë sa i përket golit, por gjithashtu flet edhe për rivaliteti­n mes tij, Jonuzit dhe Hoxhajt, në një intervistë për “Panorama Sport”.

Marku, një ndeshje ku shënuat golin e parë, si ndiheni?

Jam shumë i kënaqur me golin e shënuar. Por më shumë se goli i shënuar, më kënaqi fitorja e ekipit. Kishim shumë nevojë në këto momente që të merrnim një fitore të tillë.

Kur e goditët atë top, e menduat se do të shkonte në trekëndësh?

Të them të drejtën u futa në zonë për një krosim në shtyllën e dytë, në drejtim të Balajt, pasi janë edhe udhëzimet që marrim në stërvitje, por mendoj se shkoi më mirë seç e prisja unë.

Ka një rivalitet mes jush, Hoxhajt dhe Jonuzit për të qenë shënuesit më të mirë të ekipit...

Është një kënaqësi më vete, madje edhe në stërvitje ngacmohemi në këtë drejtim, por aty ku luaj unë më intereson përformanc­a pozitive në atë pozicion, ndërsa goli është një plus më shumë.

Sa vlen kjo fitore për ndeshjen me Tiranën të dielën?

Kemi kohë për të përgatitur

ndeshjen ndaj Tiranës, për më tepër në stërvitje do të ketë një entuziazëm më shumë dhe më të mirë. Një frymë e mirë që duhet shfrytëzua­r.

Vllaznia në vend të dytë. A e prisnit një gjë të tillë?

Jam i kënaqur për vendin e dytë, por kemi shumë e

shumë për të bërë. Na pret një ndeshje e vështirë dhe çdo ndeshje ka karakteris­tikat e veta dhe duhet ta zgjidhim në mënyrën më të mirë. Kemi bërë një kthesë pozitive dhe besoj ta vazhdojmë kështu.

Një apel për tifozërinë,

pavarësish­t se është herët për takimin me Tiranën?

Ata kanë qenë dhe janë një mbështetje e madhe për ne dhe shpresoj që do të na mbështesin siç na kanë bërë gjithmonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania