Panorama Sport (Albania)

Xhaferi: Vllaznia në dimension tjetër, ëndërroj grupet e Europës

Presidenti: Fituam siguri, ja pse ka pak tifozë në stadium

-

Vllaznia mposhti me rezultatin 20 Kukësin në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës foli edhe presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi. “Kemi bërë më parë dy ndeshje jo të mira, nuk ishim përgatitur për ato rezultate dhe kjo gjë na ka trishtuar. Fitorja me Kukësin na jep më shumë siguri, nuk mund të them se na fut në lojë, se do të pretendojm­ë deri në fund objektivat. Por na bën më të fortë dhe përballja me Tiranën do të na japë një dimension tjetër nëse e arrijmë fitoren”, tha fillimisht Xhaferi.

ECURIA- “Mendoj që kryesisht kemi pasur probleme në anën e dëmtimeve, se e kanë penalizuar

ekipin në disa ndeshje të caktuara. Pastaj nuk duhet të nënvlerëso­jmë ekipet e tjera. Kampionati është i vështirë dhe skuadrat kanë pak diferencë, çdokush mund të bëjë surprizë. Kryesorja është gara e fortë, kanë ndikuar dëmtimet, por edhe paraqitja e lojtarëve në

momente të caktuara nuk ka qenë e duhura. Ky është futbolli, kur hyn në lojë ka gjithmonë tri rezultate”.

SYNIMET ME VLLAZNINË“ËNDËRROJ

të arrij një ditë që Vllaznia të jetë një nga skuadrat që mbërrin grupet e Europës. Por duhet të punojmë, të ulim kokën e vlerësojmë çdo ndeshje, se në kampionati­n tonë duhet të jemi me këmbë në tokë e të punojmë fort. Në merkaton e janarit, e kam thënë që do të ruajmë grupin e përforcojm­ë në pozicionet që kemi nevojë. Ardhja e Balajt e konfirmoi dhe na ka dhënë më shumë siguri. Kemi lojtarë cilësorë, grup të mirë e djem të mirë, luftojnë e stërviten në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne mundohemi të plotësojmë kushtet maksimalis­ht. Tifozeria është e mrekullues­hme. Duhet të ecim të gjithë bashkë në këtë rrugë, të arrijmë objektivat që kemi në kampionat e Kupë, pastaj të ecim drejt asaj ëndrrës që do të ishte qershia mbi tortë”. TIFOZËT E PAKTË- “Janë disa faktorë te mosardhja e tifozërisë, se këtë ndeshje ishte ftohtë dhe kjo i frenon njerëzit. Por jam optimist që me Tiranën e në vijimësi, tifozeria do të rritet edhe në stadium. Ne e ndiejmë atmosferën në qytet, e ndjekim edhe nëpërmjet televizori­t dhe ka interes të jashtëzako­nshëm në Shkodër nga tifozeria dhe një përgjegjës­i nga ana jonë për t’i plotësuar dëshirat. Thjesht dua t’i falënderoj se ata janë pjesë jona dhe ne pjesë e tyre”, tha Xhaferi për “Oversport” pas sfidës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania