Panorama Sport (Albania)

Kastrioti dhe Erzeni, spektakël për një pikë

- SHKËLQIM HASANI

Kastrioti dhe Erzeni kanë dhuruar dje në sta diumin e Kamzës një ndeshje të çmendur, ku u shënuan katër gola, por në fund skuadrat ndanë pikët. Pjesa e parë ishte më e mirë për shijakasit, që e mbyllën në avantazhin e dy golave, ndërsa reagimi i krutanëve në 45 minutat e dyta ishte fantastik. Gjithçka u mbyll 2-2, por deri në fund takimi ka qenë i hapur dhe të dyja skuadrat patën raste të pastra për të shënuar golin e tretë. Pas javës së 20-të, Erzeni pozicionoh­et në vendin e katërt, ndërsa Kastrioti mbyll tabelën e klasifikim­it.

GOLAT - Risia në formacioni­n e Kastriotit ishte aktivizimi në majën e sulmit i shkodranit Edon Hasani, ndërsa te shijakasit kapiteni Krasniqi nuk ia doli dot të luante për shkak të problemeve fizike. Starti është i gjithi për Erzenin, që pasi rrezikon fillimisht me Ardit Peposhin, më pas gjen golin me një kundërsulm të shpejtë me protagonis­t Xhelil Asanin, i cili nuk fal përballë Salit. Kastrioti u godit në momentin që po ekzekutont­e një korne dhe më pas dalja e shpejtë e miqve solli golin. Skuadra e Ardian Memës mundohet të reagojë dhe Xhuljo Mehmeti i afrohet disa herë golit, por portieri Xhika është në një ditë të shkëlqyer. Presioni i Kastriotit është i madh dhe Greca godet shtyllën pas një goditjeje në hyrje të zonës. Në momentin më të mirë të vendësve, Erzeni godet sërish, këtë herë nga një devijim i sulmuesit Dejvid Kapllani. Në kampin krutan duken të shokuar, pasi as fatin nuk e kanë me vete. Xhika i mohon një gol të sigurt Grecës dhe skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me shifrat 0-2 për shijakasit. Pas pushimit Mema nuk bën asnjë ndryshim, duke besuar te lojtarët që mbyllën pjesën e parë dhe kjo i jep të drejtë trajnerit. Kastrioti është shumë më efikas dhe arrin të shënojë dy gola të shpejtë. Fillimisht shkurton shifrat me një goditje dënimi të ekzekutuar mjeshtërit nga serbi Stojanoviç, ndërsa më pas ua bën të lehtë mosmarrëve­shja mes Enk dhe Xhikës, teksa Greca përfiton duke ndezur shpresat e Kastriotit për përmbysjen e madhe. Erzeni pëson një goditje psikologji­ke dhe rrezikon të pësojë të tretin, por goditjen e Zogajt e grushton mjeshtëris­ht Xhika. Në fund, ishte mesfushori Kovaçi ai që mund t'u dhuronte fitoren shijakasve, por Sali evitoi golin.

 ?? FOTO: F. HAZISLLARI ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Kamzë
FOTO: F. HAZISLLARI Çast nga ndeshja e djeshme në Kamzë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania