Panorama Sport (Albania)

Teuta cinike, parakalon Bylisin

Durrsakët fitojnë duelin me rivalin direkt, vendosi goli i mbrojtësit Jurgen Goxhaj Ballshiotë­t humbasin raste të pastra për shënim dhe e pësojnë afër fundit, Qirko mbyll portën

- ZAMIR QYPI

Teuta mposht mini malisht Bylisin dhe e parakalon në renditje, duke marrë frymë lirisht pas një ndeshjeje jo pak delikate. 90-minutat e luajtura dje në stadiumin “Niko Dovana” kanë qenë të ekuilibrua­ra dhe janë zgjidhur vetëm me një gol në minutën e 77-të nga Jurgen Goxhaj. Mbrojtësi shënoi me kokë, duke qenë në kohën dhe vendin e duhur pas një harkimi në zonë, teksa ndëshkoi Bylisin, aty ku ka luajtur gjatë sezonit 2019-2020. Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibrua­r dhe me ballshiotë­t që i patën të gjitha mundësitë për të ndëshkuar Teutën, por faza sulmuese e miqve shpërdoroi jo pak. Një meritë të madhe në këtë takim pati portieri i Teutës, Pano Qirko, i cili evitoi gola të sigurt, veçanërish­t në pjesën e dytë. Tri pikët e pozicionoj­në ekipin e Martinit në vendin e shtatë, por me diferenca të vogla me fundin.

PJESA E PARË

Durrsakët mundohen të jenë imponues në minutat e para, por Bylisi mbrohet mirë dhe kundërsulm­on rrezikshëm me japonezin Doi dhe braziliani­n Felipe Soza. Lorenco Vila kërkon një penallti në minutën e shtatë, por nuk është i këtij mendimi arbitri Juxhin Xhaja. Për të parë rastin e parë të rrezikshëm duhen pritur 22 minuta, kur mesfushori Ledio Beqja lëshon një predhë nga jashtë zone dhe Bylisit i vjen në ndihmë traversa. Miqtë mundohen të organizohe­n dhe është Doi ai që vendos në provë Qirkon. Pavarësish­t përpjekjev­e të dy skuadrave, 45-minutat e para mbyllen me rrjeta të paprekura. Repartet sulmuese të ekipeve nuk kanë forcën e duhur për të shkuar te goli, kjo edhe për meritë të portierëve, të cilët janë në një ditë të mirë.

PJESA E DYTË

Pas pushimit ballshiotë­t janë më agresivë, duke vendosur në vështirësi disa herë Teutën. Mirëpo, miqtë nuk e kishin menduar se ish-portieri i tyre, Qirko, do të evitonte disa gola të sigurt, veçanërish­t pas goditjeve të Adilit, Felipe Sozës dhe Eskuerdinj­ës. Trajneri Martini shikon se diçka nuk shkon në lojën e ekipit të tij dhe hedh në fushë dy lojtarë me shumë eksperienc­ë si Emiljano Vila dhe Arbër Çyrbja. Këto lëvizje japin efekt, pasi është Çyrbja që bëhet protagonis­t me një lëvizje të zgjuar në krahun e djathtë dhe pas harkimit të topit në zonë, Goxhaj fiton duelin me Adilin dhe e dërgon topin në rrjetë pas goditjes me kokë. Te Bylisi

nuk u besojnë syve, për më tepër që braziliani Soza përpara se durrsakët të shënonin, kishte shpërdorua­r një rast të artë me kokë nga fare afër portës. Gjithçka mbyllet me një rast të humbur nga Qardaku, ndërsa Teuta që merr tri pikë të arta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania