Panorama Sport (Albania)

Kolela qëndron, por i luan të gjitha me Bylisin

Ndeshja e radhës do të jetë vendimtare për stolin e kuq

- DENIS LALA

Xhovani Kolela do të vijojë të jetë në krye të stolit të Partizanit, të paktën deri në ndeshjen e ardhshme ndaj Bylisit. Ky është vendimi që kanë marrë drejtuesit, të cilët pasi “e pleqëruan” gjithë situatën dhe atë që ka ndodhur në muajin janar, kanë dalë në disa përfundime dhe nuk e kanë parë Kolelën si përgjegjës­in e situatës së vështirë të krijuar në skuadër në pesë ndeshjet e fundit.

PENGESAT

Fitorja e fundit në kampionat për Partizanin është regjistrua­r në dhjetor të vitit të shkuar, pikërisht në derbin ndaj Tiranës. Por që nga ajo kohë, Partizanit i janë larguar tre lojtarët kryesorë në të tria reparteve. Eneo Bitri, Arinaldo Rrapaj dhe Xhuliano Skuka lanë ekipin, ndërkohë që të kuqtë nuk kishin gati asnjë zëvendësue­s për ta. Megjithëse kanë ardhur disa lojtarë nga dritarja e transferim­eve të janarit, shumica e tyre nuk kanë debutuar ende, ndërkohë që do t’u duhet kohë e konsiderue­shme për t’u ambientuar dhe për t’u bërë të rëndësishë­m për ekipin.

ME BYLISIN

Duke parë gjithë këto probleme, është vendosur që Kolela të qëndrojë dhe të vazhdohet t’i jepet besimi në stol. Megjithatë, durimi i drejtuesve të kuq nuk është i pafund dhe ndeshja e radhës me Bylisin në transfertë do të jetë një prove vendimtare për trajnerin dhe skuadrën. Në rast të një rezultati negativ, klubi do të ulet dhe do të rishikojë pozicionin e trajnerit, pasi në një moment të tillë ndërhyrja do të ishte e detyrueshm­e për shkak se rrezikohen seriozisht objektivat e sezonit dhe një trajner me energji dhe ide të reja do të shihej si zgjidhja e vetme në kushtet aktuale. Nëse trajneri Kolela në deklaratën e fundit për mediat u shpreh se ky Partizan nuk e ka forcën për të fituar titullin, drejtuesit mendojnë ndryshe do të ishin gati të viheshin në lëvizje nëse ky objektiv cenohet edhe më shumë. Nga ana tjetër, kërkohet një përgjigje edhe nga lojtarët, të cilët nuk po tregojnë aspak se kanë forcën për të dalë nga situata e vështirë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania