Panorama Sport (Albania)

Alfred Osmani: Ja pse u zgjodh Përgjoni në portë

- OLSI AVDIAJ

Trajneri i portierëve, Al fred Osmani, zbulon se si së bashku me trajnerin Orges Shehi zgjodhi të zëvendëson­te Visar Bekajn dhe Florian Përgjonin. Osmani pranoi se në tavolinë ishin tre emra, duke filluar nga Hila, Aleksi, që donte të futej me zor në portë dhe Përgjoni. Trajneri i portierëve e përzgjodhi Përgjonin për intuitën që ai kishte parë në stërvitje një muaj më parë. Ama nga ana tjetër, Osmani foli për Bekajn dhe shumë çështje të tjera si objektivi për titullin kampion.

Zoti Osmani ishit ju që zgjodhët që të aktivizoni­t Përgjonin si portier. Si e morët këtë vendim?

Rastësisht fare. Para një muaji po bënim stërvitje dhe shihnim faullet dhe gjuajtjet në portë. Përgjoni ia kapte krahun çdo gjuajtje. Ishte diçka që e vura re dhe vendosa që të luante Përgjoni. Isha i bindur që kishte intuitën e një portieri në katërkëndo­r.

Diskutuat me Shehin me këtë vendim dhe a kishit alternativ­a të tjera në tavolinë për të aktivizuar?

Po, i thashë Gesit që do të fusim Përgjonin në portë. Gesi ishte për Hilën pasi mendonte që mund t'ia dilte. Nga ana tjetër Aleksi kërkonte me ngulm që të ishte në portë. Në fund vendosa për Florjanin dhe vendimi ishte i drejti. Ishte një situatë që duhet të zgjidhej në pak momente.

Duhet të themi se zgjedhja juaj qëlloi në shenjë. Përgjoni bëri goxha pritje dhe shpëtoi rezultatin në minutën e 97-të?

Është e vërtetë dhe e falënderoj­më të gjithë. Ama është edhe çështje fati, por tej të gjithave rezultoi shumë i zoti.

Çfarë i thatë në fund të ndeshjes Përgjonit për paraqitjen që bëtë në fushë?

Thjesht e përgëzova. Bëri një ndeshje shumë të mirë në fushën e lojës dhe në portë.

Si është gjendja e Bekajt dhe a do të luajë në sfidën e radhës në kampionat?

Bekaj është mirë. E mori veten. Ka bërë disa kontrolle. Do të shohim ecurinë në stërvitje dhe do të vendosim për të ardhmen apo për sfidën me Vllazninë.

Tani jeni në vendin e parë. Cili është objektivi i Tiranës në këtë kampionat?

Në këtë moment që flasim jemi të fokusuar te ndeshja e radhës. Morëm një fitore të rëndësishm­e në kampionat me Egnatian, ndërsa tani duhet të mendojmë për Vllazninë. Do të luftojmë që të marrim titullin kampion, dhe pse jo, edhe Kupën e Shqipërisë. Ama duhet të punojmë shumë dhe të fokusohemi dhe të marrim ndeshjet një nga një.

Me gjashtë pikë diferencë nga vendi i dytë, mund të themi se titulli i dytë është shtruar?

Jo. Siç e thashë kemi shumë punë për të bërë deri te titulli kampion. Duhet të jemi të ndërgjegjs­hëm që çdo ndeshje ka vlerën e saj.

 ?? ?? Florjan Përgjoni
Florjan Përgjoni
 ?? Alfred Osmani ??
Alfred Osmani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania