Panorama Sport (Albania)

Egnatia në krizë rezultates­h, drejtuesit presin kthesën

- FATMIR EFICA

Duket sikur Egnatia po u kthehet "ditëve të zymta" që i përkasin kampionati­t të kaluar. Konkretish­t nga java 6-të deri në të 14-ën pati vetëm 3 barazime e 6 humbje, ndërsa një "kolpo" ndjellakeq­e iu përsërit rrogozhina­sve edhe në 6 javët e fundit ku arritën 1 barazim dhe 5 humbje. Ishte kjo tronditje që e çoi skuadrën në "play out"-in e mbijetesës, të cilin e kapërceu pa asnjë siklet ndaj Korabit, duke fituar pastër 2-0 në "Arena Egnatia".

MOMENTI - Për herë të dytë në këtë sezon Egnatia zgjat mungesën e një fitoreje. Kujtojmë se në javën e 5-të deri 8-të pati marrë 3 barazime e një humbje. Por aktualisht po shkon edhe më keq akoma kriza e rezultatev­e në 5 javët e fundit ku ndeshen 3 barazime e dy humbje. Natyrisht përballë këtyre fakteve gjithkush e kupton se kjo skuadër cilësore që ka ndërtuar Egnatia si gjatë verës së kaluar, ashtu dhe me ardhjet e fundit në merkaton e janarit 2023, nuk e meriton këtë "vendnumëro". Në ekip janë disa sulmues të huaj që do t'i kishte zili çdo skuadër tjetër. Nga Ganezi Rafael Duamena që në këto 5 javë aktivizimi ka shënuar 3 gola dhe duket se ka mbetur i vetmi "udhërrëfye­s" në repartin e sulmit apo lituanezi Gytis Palauskas (ka shënuar vetëm një gol në Kupë në ndeshjen e fituar në Korçë 1-0 ndaj Skënderbeu­t) sikurse dhe Redi Kasa i ardhur nga Superliga bullgare që duke qenë me moshë pak më të re duket se i duhet ende kohë për ambientimi­n e tij. Pa llogaritur këtu futbollist­ë të tjerë me një eksperienc­ë shumë të madhe dhe që e njohin mirë kampionati­n, ajo që duhet thënë hapur është se për të marrë rezultate vendos shumë impenjimi dhe shkalla e lartë e përgjegjës­isë. Aty në fushën e lojës. Nuk mund të thuash se ka munguar. Por është shfaqur nga sa duket me hope. Për një cikël sistematik rezultates­h të mira kërkohet pa diskutim ruajtja e ekuilibrav­e të nevojshëm. Me përbërjen heterogjen­e që ka aktualisht Egnatia duket se këtë komponent nuk po e balancon ashtu siç duhet. Por megjithatë i ka të gjitha mundësitë ta kapërcejë edhe këtë "handikap".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania