Panorama Sport (Albania)

Faza e dytë nis me bollëk golash dhe shumë akuza për... presion

-

Nis një tjetër kampionat në Kategorinë e Parë. Duket se skuadrat e kanë marrë seriozisht garën, tani që ka nisur gjysma e dytë e sezonit. 3 kartonë të kuq, 45 të verdhë, 21 gola, 3 dopieta, 2 penallti dhe shumë, po shumë kontestime, protesta e tension. Ishte ky bilanci i javës së 14të. Futbolli i bukur nuk ka munguar, e megjithatë në këto çaste është e vështirë të thuash kush ngjitet direkt, kush rrezikon apo kush do të bjerë. Komandën sidoqoftë vazhdon ta ketë ajo: Dinamo. Edhe pse Flamurtari rikuperoi diçka në renditje, prapë nuk e rimori vendin e dytë. Skënderbeu vazhdon marshimin drejt misionit madhor, duke mbyllur ndeshjen e pestë radhazi si e pathyeshme. Në Orikum ishte duel dopietash, por në fund festoi Dinamo. Blutë iu falën dygolëshav­e të Hoze Denison dhe Eraildio Smaçit, duke sfumuar dopio-batistën. Skënderbeu e kaloi me siklet të madh Tërbunin, ndonëse luanin në mes të Korçës. Rastësi apo jo, por ndeshja ishte si një “fotokopje” e asaj me Lushnjën. Dean Liço shënoi me penallti dhe Sumaila Abubakar dha qetësinë në shtesë. Pukjanët bënë rezistencë, por nuk arritën dot surprizë. Flamurtari u “zgjua” në Peqin. Luzi që në nisje të sezonit i shtangte, këtë herë u thye lehtësisht. Skuadra e Marcelo Troisit iu fal Erik Floresit dhe Luisinjos për trepikëshi­n e frymëmarrj­es. U kthye pas 113 ditësh edhe Besëlidhja. Bashkë me Artan Banon, erdhi edhe fitorja e munguar që nga muaji tetor. Një gol i shpejtë i Samet Hepajt likuidoi Turbinën dhe solli rokadën në pozicione. Lezhjanët ia dorëzuan zyrtarisht fundin cërrikasve. Barazim shprese edhe për Lushnjën në mes të “Liri Ballabanit”. Pika e parë në transfertë, që i mban në lojë për mbijetesën dhe hero ishte padyshim Ali Samake. Ai shmangu humbjen, duke barazuar rrjetën e Donald Kurbneshit. Burrelit iu prishën llogaritë pas daljes me të kuq të Donati Tomës dhe në inferiorit­et numerik e pësuan. Superndesh­je ishte ajo në Berat, ku pati bollëk rrjetash. Nga tre gola për Tomorin dhe Besën, por në fund ndanë një pikë. Miqtë mund të kishin fituar, nëse Kledis Hida nuk do të barazonte. Pa fitues u mbyll dhe në Fier, që për çudi vazhdojnë të luajnë në aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu”. Ishin duke fituar me Korabin, por llogaritë iu dogjën përtej shtesës. Ndubuisi realizoi në të 78-ën, ndërsa Lila i shtangu në të 97-ën. Dy pikë të lëna “in extremis”, kanë sjellë revoltën e fierakëve ndaj gjyqtarëve. Jo vetëm që i kanë rrethuar në fushë, por e kanë vijuar edhe në ambientet e brendshme të stadiumit. Dibranët pretendojn­ë se kanë prova që presidenti i bardhejesh­ilëve u ka bërë presion. Ata kanë regjistrua­r Koço Kokëdhimën teksa largohej nga dhoma e gjyqtarëve, gjë që normalisht nuk duhet të ndodhë, në momente shumë të tensionuar­a.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania