Panorama Sport (Albania)

Gjika: Lojë pa logjikë, Troisi ka defekte teknikisht

“Ka ‘brumë’, por vështirë të menaxhosh kaq brazilianë”

- ERMAL SIKA

Shpëtim Gjika thyen heshtjen. Ish-presi denti vendos të flasë pas shumë kohësh për Flamurtari­n. Pavarësish­t se vlonjatët fituan me shifrat 02 përballë Luzit, kjo gjë nuk e ka ngrohur fort ish-presidenti­n karizmatik të kuqezinjve. Edhe pse ka zgjedhur që të qëndrojë larg mediave, nuk ka humbur asnjë ndeshje të luajtur deri në këtë pikë të kampionati­t. I ka ndjekur në shtëpi apo transferta qoftë, duke mos i kursyer mbështetje­n ekipit të zemrës.

NGËRÇI NË LOJË

Gjatë një prononcimi të dhënë ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, ish-kryebashki­aku i Vlorës, analizon me detaje atë çka pa në transfertë­n e fundit. Thekson se nuk i ka pëlqyer aspak loja e skuadrës në Peqin, që sipas tij nuk kishte logjikë dhe as rrjedhshmë­ri. Një vlerësim e ka për lojtarët, por nuk i shmang as rezervat. “Patjetër që unë e ndjek Flamurtari­n. Kur kam pasur mundësi kam shkuar në stadium, ndërsa në raste të tjera, kur nuk mundem apo luan në transfertë, e ndjek nëpërmjet televizori­t. Të them të drejtën, në ndeshjen e fundit që luajtën me Luzin, më pëlqyen pikët. Dihet që ato janë të rëndësishm­e për të realizuar misionin që kanë, por loja aspak. Edhe pse terreni ishte i vështirë, kjo nuk është justifikim, pasi skuadra duhet të shfaq vlerat e saj. Mendoj se

kemi lojtarë shumë të mirë, por loja nuk ka shumë logjikë, rrjedhshmë­ri e automatizm­a. Këto gjëra duhet që të përmirësoh­en”, thotë fillimisht ish-presidenti.

KRITIKA TROISIT

Shpëtim Gjika nuk lë pa shënjestru­ar trajnerin. Mendon Marcelo Troisi nuk i përgjigjet plotësisht cilësive të lojtarëve që ka në organikë.

Evidenton se është e vështirë që të menaxhosh “bandën” e brazilianë­ve dhe sidomos kur janë me shumicë. “Thumbi” i ish-presidenti­t për teknikun shkon deri aty sa përmend, që tekniku ka defekte edhe në aspektin teknik. “Unë gjykoj që ekipi ka ‘brumë’, të mirë madje. Por dua të them se trajneri nuk i përgjigjet plotësisht cilësisë së lojtarëve. Nga eksperienc­a them se është e vështirë të menaxhosh futbollist­ë brazilianë, aq më tepër kur janë me shumicë. Në këtë aspekt, trajneri ka meritë. Është duke i menaxhuar dhe administru­ar më së miri. Por, teknikisht mendoj trajneri ka defekte dhe insistoj për këtë pjesë. Sidoqoftë, uroj që unë të jem gabim në këtë gjykim timin”, përfundon ish-numri një i Bashkisë Vlorë.

 ?? ?? Pedro Augusto Kabral Karvalho “zbarkon” në Vlorë. Flamurtari prezanton goditjen e fundit të merkatos, që pritet që të shtojë cilësinë në sulm. 23-vjeçari nuk do ta ketë të vështirë përshtatje­n, pasi vjen pas eksperienc­ës tek Egnatia.
Pedro Augusto Kabral Karvalho “zbarkon” në Vlorë. Flamurtari prezanton goditjen e fundit të merkatos, që pritet që të shtojë cilësinë në sulm. 23-vjeçari nuk do ta ketë të vështirë përshtatje­n, pasi vjen pas eksperienc­ës tek Egnatia.
 ?? ?? Shpëtim Gjika, ish-kryebashki­aku i Vlorës
Shpëtim Gjika, ish-kryebashki­aku i Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania