Panorama Sport (Albania)

Ndubuisi: Korabi të na bëhet mësim, e quajtëm ndeshjen e fituar

- HILMI SALIU

Në Fier nuk e bëjnë dramë barazimin me Korabin, por sigurisht po e vuajnë. Këtë e thotë edhe Ndubuisi Francis Eneh, në një interviste të dhënë për “Panorama Sport”. Mbrojtësi nuk i gëzohet fare golit të shënuar, derisa në fund nuk fituan dot. E quan normal reagimin ndaj arbitrave në shtesë, e megjithatë nuk dëshiron që të japë komente të mëtejshme.

Korabi iu mori pikë në sekondën e fundit. Sa dhemb ai barazim?

Nëse do të thosha jo, do të gënjeja. E pranoj që jam shumë i mërzitur për rezultatin përfundimt­ar përballë Korabit. Keqardhja është e madhe. Kjo, pasi ekipi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por në fund të fundit futbolli është i paparashik­ueshëm. Pra, nuk fiton gjithmonë skuadra që dominon lojën dhe krijon pafund raste për shënim.

I dhatë avantazhin Apolonisë, por goli në fund pati vlerën e një pikë...

Nuk pati aspak vlerë, derisa nuk morëm maksimumin. Për më tepër, ndaj një rivali direkt për ngjitjen në elitë. Do gëzohesha jashtëzako­nisht shumë nëse goli im do të mjaftonte për të marrë fitoren. Gjithashtu, e konsideroj këtë si një mësim të mirë për të ardhmen. Sepse në mendjen time fitorja ishte e sigurt, pavarësish­t se rezultati ishte minimal. Ndodhi ajo që ndodhi në sekondën e fundit dhe për fat të keq ne lamë dy pikë të rëndësishm­e. Kështu që, vijojmë të jemi ende në zonën e ftohtë.

Në fund të ndeshjes protestuat

ashpër te kryesori, çfarë po kërkonit?

Të luash 97 minuta me ritëm të lartë dhe të jesh aq pranë fitores, sigurisht të bën të reagosh ashpër. Gjithsesi, nuk dua komentoj dhe as gjykoj vendimet e arbitrave. Detyra ime është të përmirësoj lojën time dhe jap maksimumin për Apoloninë.

Besoni se do ta arrini objektivin madhor, ndonëse jeni mes Jeni mes zonës “play off” dhe “play out”?

Sigurisht që e besojmë. Javë pas jave do tregojmë që nuk e meritojmë renditjen që kemi. Uroj të dalim sa më shpejt nga zona e ftohtë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania