Panorama Sport (Albania)

Vuajnë për stadium, Besa degdiset në Berat

Dobjani: Gara është ashpërsuar, por duhet t’u kthehemi fitoreve

- FERIZ FERIZAJ

Besa e ka pranuar tashmë faktin që nuk e ka një stadium dhe ndoshta nuk do ta ketë për një kohë të gjatë. Shpresonin shumë që qeveria të kthente sytë në Kavajë, por nuk ndodhi kështu. U pa e udhës që projekti të përqendroh­ej te klube që e kanë një fushë të hajrit për të luajtur dhe jo tek ajo që vazhdojnë të kullosin delen e dhitë. Që nga viti 1975 stadiumi “Besa” nuk ka njohur më asnjë investim, qoftë edhe ndonjë rikonstruk­sion të thjeshtë. Edhe pse kemi hyrë në vitin e 48-të të inaugurimi­t të tij, sërish anashkaloh­et.

DEGDISJA - U bënë disa sezone që verdhezinj­të “degdisen” ku të munden, kanë shkuar në Pezë, Luz apo Peqin. Në stadiumin “Shkumbini” i kanë zhvilluar që të gjitha ndeshjet pritëse të këtij kampionati, e megjithatë tani e tutje kanë vendosur që të ndryshojnë. Gjendja e fushës i penalizon në aspektin teknik, ndaj kanë bërë që kavajasit të shtegtojnë përsëri. Këtë radhë në Berat. Si për të treguar se vazhdon miqësia mes drejtuesve të Tomorit e Besës, vjen edhe lajmi më i fundit. Ata kanë vendosur me sa duket pas marrëveshj­es me KS “Tomori”, që takimet e shtëpisë t’i zhvillojnë atje, duke nisur nga përballja me Besëlidhje­n.

DOBJANI - Përtej barazimit 3-3 në Berat, te Besa janë optimistë për vazhdimësi­në e garës. Ilir Dobjani vlerëson paraqitjen përballë Tomorit, ndonëse “qan” golat e pësuar. Për “Panorama Sport”, portieri thotë: “Ishte një përballje e fortë ajo me Tomorin,

që i pati të gjitha brenda. Mund të dilnim me 3 pikë, por ky është futbolli. Ajo që më bëri të ndihem mirë, ishte loja e balancuar e tri reparteve dhe efikasitet­i i sulmeve. Uroj që si Hoxha, Onoh e Veriu, por edhe Radovani të vijojnë të shënojnë duke na e lehtësuar deri diku punën në prapavijë. Nëse do vijojmë të shënojmë, atëherë vjen qetësia dhe siguria në lojë. Besëlidhja? Kemi marrë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e fundit, çfarë na imponon që së paku në shtëpi të mos falim askënd, sikurse kemi bërë në fazën e parë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania