Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6: pagesë.

DANILO 6.5: Mbrojtja nuk vuan thuajse kurrë, pasi këtë herë kapiteni ofron siguri dhe nuk gabon asgjë.

BREMER 6.5: Kontrollon Piontekun dhe fiton çdo duel ajror. Nuk nevojitet më shumë se kaq.

SANDRO 6.5: Kandreva nuk "ndez" kurrë dhe për braziliani­n ishte një mbrëmje relaksi.

DE SHILJO 6: Gjen hapësirë në të djathtë dhe ishte ai që ofroi rrezikun e parë, me një krosim perfekt për kokën e Vlahoviçit, që nuk përfiton. Ndeshje e lehtë për t'u administru­ar. Në të 79-ën Iling (pa notë).

MIRETI 6.5: Një lëvizje e tij zhbllokon ndeshjen, një mësymje në zonë e shpejtë detyron Kaviljan që t'i shkaktojë një faull për 11metërsh që Vlahoviç nuk e gabon. I pafat në rastin e dëmtimit.

Në të 43-ën Faxholi (nota 6.5), i cili mund të jetë fari i ardhshëm i mesfushës së Juves, siç tregoi me asistin për golin e tretë të ndeshjes, shënuar nga Vlahoviç. I zgjuar, i saktë dhe altruist. Cilësi prej lideri!

LOKATELI 6.5: Kishte rastin për të ngrirë rezultatin në fund të pjesës së parë dhe tri pikët, por Oçoa e mbyll në dalje. Luan përpara mbrojtjes dhe pikturon gjeometri të rëndësishm­e, por edhe Salernitan­a ia bëri të lehtë punën.

RABIO 6.5: Rrezikon dy të verdhë brenda pak minutave, por më pas rritet me kalimin e kohës, duke ofruar cilësi e sasi si në mbrojtje, ashtu sikurse në sulm.

KOSTIÇ 6.5: I akullt në shënimin e 2-0, duke shfrytëzua­r asistin e rastësisht të Vlahoviç. Salernitan­a u zgjat shumë mes reparteve pas disavantaz­hit, duke i lënë autostradë bosh serbit, që i shfrytëzoi, por mungoi shpesh në saktësi, në momentin final. Në të 62ën Kuadrado (nota 6), me kolumbiani­n që hyn kur ndeshja ishte mbyllur. Ofroi disa shpërthime, por asgjë më shumë se kaq.

DI MARIA 7: Dy nivele sipër të tjerëve. Bën çfarë të dojë me topin në këmbë, iluminon aksionet bardhezi me goditje klasi. Golin e merituar ia mohon vetëm traversa.

të 62-ën Kieza (nota 6), i cili kërkoi dëshpërimi­sht golin, por edhe asistin për Kenin, që goditi shtyllën

VLAHOVIÇ 8: Juvja rigjeti bomberin e saj dhe menjëherë muzika ndryshoi. Serbi hyn menjëherë në ritëm loje dhe goli i parë e zhbllokon për të luajtur i qetë, derisa erdhi edhe dopieta personale, pa harruar edhe asistin "pa dashje" për Kostiç. Kirurgjika­l kur godet në diagonale, si në rastin e 3-0. Në të 79-ën Ken (nota 6.5), i cili menjëherë godet shtyllën, duke konfirmuar se është në një moment magjik dhe ndoshta është pak që ta përdorësh vetëm si rezervë në këtë moment.

TRAJNERI ALEGRI 7: Ndoshta ndeshja më bindëse e të gjithë sezonit. Juvja më në fund u pa konkrete dhe cinike, kur përveç mbrojtjes bunker mbylli shpejt çështjen e tri pikëve. Mesa duket, rikthimi i lojtarëve të rëndësishë­m frymëzon edhe idetë e Alegrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania