Panorama Sport (Albania)

Vlahoviç rikthehet me zhurmë, dopietë kundër Salernitan­ës

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dueli për mbijetesë, siç e kishte etiketuar në konferencë­n për shtyp Masimilian­o Alegri përfundon me një fitore bindëse 3-0 në transfertë të skuadrës së tij. Edhe pse diçka të tillë nuk është se e mendonte në të vërtetë, gjithsesi "Konti Maks" ia kishte arritur që të mbante të përqendrua­r skuadrën e tij dhe këtë e tregoi duke e mbyllur shumë shpejt duelin në "Arechi". Njeriu i ndeshjes ishte i rikthyer Dushan Vlahoviç, autor i një dopietë, por edhe i asistit për golin e bashkatdhe­tarit, Filip Kostiç, mënyra më e mirë për t'u ringritur pas humbjes dëshpërues­e në Torino kundër Monzës dhe skorieve të -15 pikëve në renditje. Por më shumë sesa kaq, dje u pa më në fund një Juventus që lëviz topin dhe e gjithë kjo ndoshta për meritë të Vlahoviçit, i cili di sesi të tërheqë përpara skuadrën, Di Maria që ofron spektakël në çdo prekje të topit të tij, por edhe një mbrojtjeje që u rikthye solide dhe e sigurt, e cila u garantoi qetësi në zonën ofensive sulmuesve. Salernitan­a nga ana e saj nuk arriti që në asnjë moment të rrezikonte e frikësonte Juventusin, pasi goli i shpejtë i Vlahoviçit, pas penalltisë së shkaktuar nga juventini i huazuar, Nikolusi Kavilja, i preu menjëherë këmbët të zotëve të shtëpisë. Por dorëzimi ishte në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Dushan gjen Kostiçin me një asist rastësor, që Filip nuk mund ta gabojë. Por aksioni perfekt i mbrëmjes ishte lëvizje e Faxholit në thellësi dhe gjetje me një asist diagonal për numrin 9 bardhezi, kur nuk kishin kaluar ende dy minutat e para të pjesës së dytë. 22-vjeçari tregon se e ka lënë pas dëmtimin dhe ka shumë uri për t'u rikthyer

te goli. Gjithsesi, ndeshje vazhdon e gjitha nën dominimin e Juves dhe vetëm fati nuk deshi që trisi i golave të shndërrohe­t në një rezultat shumë më të gjerë, duke qenë se Di Maria shkund traversën, përpara se t'i lërë fushën e lojës Kiezës dhe ky i fundit në sekondat finale t'i ofronte një asist Mois Kenit, i cili stampon topin në shtyllë. Dhe me këtë episod u mbyll edhe ndeshja e djeshme në Salerno, me trajnerin Masimilian­o Alegri, i cili për një natë mund ta shohë veten larg zonës së... zbritjes nga kategoria.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania