Panorama Sport (Albania)

Ndryshon formati i Super Ligës, flet Reishart: Ja risitë tona

-

"Formati i Super Ligës nuk do të përmbajë më skuadra të përhershme, nuk do të jetë një kompeticio­n elitar i mbyllur, por i hapur dhe i bazuar mbi meritën. Do të jetë i menaxhuar nga klubet dhe tolerant me kampionate­t kombëtare". Kush mendon se projekti i Super Ligës vdiq atëherë u gabua, pasi Bernd Reishart, shefi "A22 Sports Management", shoqëria që merret me organizimi­n e këtij turneu, ka treguar risitë në një intervistë për "L'equipe": "Do të ketë një rregullore të ashpër për respektimi­n e 'fair play'-t financiar, pasi sot pak klube po nxjerrin fizike, ndërsa të tjerë heqin dorë së bëri investime. Klubet që do të na bashkohen nuk duhet të shpenzojnë më shumë se 55% e buxhetit të tyre për pagat dhe mbi të gjitha do të ndalohen sponsorizo­het e fryra. Fundja, nuk është e mundur që të shpenzosh më shumë se çfarë gjeneron, pasi pikërisht për këtë arsye futbolli po humb fuqinë ekonomike dhe spektakël. Shumë klube po e ndajnë këtë shqetësim me ne dhe së bashku po bisedojmë për të zgjidhur këtë problem, - thotë Reishart, që më pas sulmon UEFA-N. - Sistemi aktual dhe Champions-i i ri nuk janë ajo që duhet. Ka shumë ndeshje të kota, pak ndeshje të mëdha mes skuadrave të forta dhe turneu ndizet vetëm në muajin shkurt, kur nis faza me eliminim direkt. Ne duam që të kemi të drejtën të propozojmë diçka ndryshe, pa u kërcënuar me sanksione. UEFA reziston kundrejt çdo ndryshimi, pasi nuk ka konkurrenc­ë dhe ushtron influencën e saj siç do. Është një monopol 45-vjeçar, por që nuk lejon klubet të jenë padronë të fatit të tyre. Dhe në fund, rreziqet ekonomike klubet i marrin vetë, pa u ndihmuar kurrë nga askush, por ne duam të kthejmë pushtetin në dorë të klubeve", përfundoi Reishart.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania