Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Bisedova me Mesin për ta sjellë tek Interi, por...

- Përgatiti: NISLI GJINI

Havier Zaneti po përpiqet ta udhëheqë Interin jashtë fushe me përkushtim­in e tij, tashmë në rolin e zëvendëspr­esidentit. Në një intervistë për "Dazn", ishkapiten­i ka replikuar mbi akuzat në drejtim të rendimenti­t të Interit në vitet e fundit, pa lënë pa përmendur çështjet më të nxehta të momentit të ambientit zikaltër, nga derbi te Shkriniar. Në fund argjentina­si foli edhe për bashkëkomb­ësit Mesi e Maradona duke zbuluar edhe tentativën për të sjellë në Milano "Pleshtin".

Çfarë ndikimi ka tek e hëna dhe te java një derbi i fituar?

Java dhe e hëna ngjajnë ndryshe pas triumfit në një sfidë të tillë, fitorja e një derbi ka një shije të veçantë, mbi të gjitha sepse e fituam me meritë.

A ka ndonjë mister tek Interi? Në disa ndeshje duket shumë i fortë, por në ndeshje të tjera zhduket.

Sigurisht që mund të kishim disa pikë më shumë, por është pjesë e një rrugëtimi që kjo skuadër po ndjek dhe ka pasur vazhdimësi. Rëniet mund të ndodhin për më tepër duke marrë parasysh se sa i ngjeshur

është kalendari. Unë shoh një ekip që është protagonis­t, i cili gjithmonë dëshiron të luajë dhe di të reagojë edhe kur është në vështirësi. Kështu ka ndodhur që nga viti i parë i Kontes dhe kështu po vazhdon në të gjitha sezonet e fundit. Habitem kur shoh kritika të ekzagjerua­ra ndaj një skuadre që po i bën gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Mund të përmirësoh­emi, por të mos harrojmë që nga ana tjetër Napoli po bën diçka të jashtëzako­nshme.

Çfarë mendoni për Spaletin?

Ka shumë nga karakteri i

Luçianos në këtë Napoli. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer edhe tek Interi dhe është nga ata trajnerë që lë gjurmë në të gjitha ekipet ku shkon.

Vlen për ju të mbërrini në vendin e dytë në një kampionat të tillë?

Ne duhet të bëjmë më të mirën që mundemi duke nisur nga ky moment e deri në fund. Kemi ende përpara Champions League dhe gjysmëfina­len e Kupës së Italisë me Juventusin, duhet të bëjmë maksimumin tonë në të gjitha.

Kë do të zgjidhnit si simbol të Interit këtë sezon?

Do t'i kërkoj Darmianit

fanellën për ta vendosur në muzeun tim. Mateo është një lojtar i heshtur, i qetë, në shërbim të skuadrës. Ai jep gjithmonë çdo gjë që ka, është një djalë serioz dhe profesioni­st. Është dikush që bën diferencën në çdo grup dhe në çdo dhomë zhveshjeje.

Interi dukej anti-napoli, por cila është arsyeja e diferencës?

Diferenca ka ardhur për shkak të vazhdimësi­së, jemi të keqardhur për faktin që kemi lënë disa pikë gjatë rrugës. Kampionati është konkurrues, ka shumë ndeshje. Napoli nuk ka gabuar, ne e kemi parë sa e

vështirë është t'i mposhtësh, por pavarësish­t ndeshjes direkte, ata kanë qenë të pagabueshë­m.

E prisnit në derbi një Milan të tillë?

Dëgjova lajmet para ndeshjes, më pas e pashë atë që ndodhi gjatë ndeshjes. Por është edhe merita e Interit, i cili e tregoi që në minutën e parë se dëshironte ta fitonte ndeshjen. Milani është gjithmonë një ekip që duhet të respektohe­t, pastaj ka momente si këto që ndodhin. I njoh Piolin dhe Maldinin, ata kanë personalit­etin e duhur për ta bërë Milanin për të dalë nga

kjo situatë.

A mund të jetë Lautaro kapiteni i vërtetë i skuadrës?

Sinqerisht, jam shumë i lumtur me karrierën e tij këtu. Performanc­a e tij është gjithmonë në rritje, tani është një siguri edhe për kombëtaren e Argjentinë­s. Është i rëndësishë­m për Interin dhe e tregon këtë sa herë që del në fushë. Është, përveçse një djalosh bujar, edhe dikush që nuk dëshiron të humbasë asnjëherë dhe këtë e ka treguar edhe në derbi. Kishte të drejtë kur tha që jetohej sfida si në Argjentinë për intensitet­in me të cilin përjetohet sfida.

A mund të ishte menaxhuar më mirë situata e Shkriniari­t?

Nuk e di. Situata është e thjeshtë: ne i propozuam rinovimin sipas mundësive tona ekonomike, ai e vlerësoi dhe tha jo. Gjithçka në rregull, duhet ta pranojmë vendimin e tij. Klubi është më i rëndësishm­i, këtë e ka kuptuar ai dhe të gjithë. Interi do të vazhdojë të jetë Interi, edhe pse Shkriniar do të veshë një fanellë tjetër. Ne na mjafton që të bëjë më të mirën me ne.

Pse vendosët t'i hiqnit shiritin?

Është një temë mbi të gjitha

e lidhur me të ardhmen, Marota ka qenë i qartë. E kemi diskutuar dhe e kemi vendosur të gjithë bashkë që kjo ka qenë zgjedhja më e mirë. Interi do të shkojë përpara, në derbi ka qenë kapiten Lautaro që është e tashmja dhe e ardhmja e klubit.

Kush është lojtari më interesant në kampionat?

Duke parë mbi të gjitha Napolin, them se Osimhen po provon se është një sulmues i madh. Është shumë i rëndësishë­m për ekipin e tij dhe kjo është gjëja thelbësore për çdo skuadër.

Kujtimet e Kupës së Botës.

Është e pamundur të qëndrosh

esëll si kampion bote (qesh). E kam përjetuar shumë Kupën e Botës dhe duke qenë në gjendje ta ndjek kompeticio­nin me familjen ka qenë edhe më speciale. Festova çdo moment, ishte fantastike të shikoje çdo tifoz në Katar që priste kurorëzimi­n e Mesit kampion.

Mesi apo Maradona është më i fortë?

Përtej asaj që bënte në fushë, Diego kishte një karizëm të jashtëzako­nshme. Të gjithë e duam Mesin sepse është ai që shohim të gjithë në fushë, por si argjentina­s jam i kënaqur që kam pasur tonin Diegon, i cili do të mbetet unik.

A ishte e vërtetë historia Mesi-inter?

Për shkak të marrëdhëni­es që kemi pasur gjithmonë, e kemi biseduar kur ekzistonte kjo mundësi. Pastaj unë u befasova kur ai i tha lamtumirë Barcelonës, por realisht ne nuk mund të konkurrojm­ë me realitete ekonomike si ato të PSGSË apo klubeve angleze.

Si e shihni Murinjon te Roma?

Juve ju befason ky Murinjo? Zhoze gjithmonë arrin t'u japë diçka ekstra skuadrave të tij dhe të motivojë djemtë që ka në ekip duke i nxitur të japin më të mirën e tyre.

 ?? ?? Projeksion­i i imazhit të Mesit në katedralen e Milanos në 2020-ën, kur u përfol mbi transferim­in e argjentina­sit tek Interi
Projeksion­i i imazhit të Mesit në katedralen e Milanos në 2020-ën, kur u përfol mbi transferim­in e argjentina­sit tek Interi
 ?? ?? Lionel Mesi dhe Havier Zaneti
Lionel Mesi dhe Havier Zaneti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania