Panorama Sport (Albania)

Senatori Barela dominon në Itali e sfidon Mbapenë

- Përgatiti: NISLI GJINI

Duke shfrytëzua­r pushimin e meritu ar pas fitores në derbi, Nikolo Barela ka festuar dje ditëlindje­n e tij të 26-të, duke lënë pas një tjetër vit të suksesshëm të karrierës së tij. Që kur luante me të rinjtë e Kaljarit, e ardhmja e mesfushori­t dukej e ndritur, pasi në një kohë që të gjithë bashkëmosh­atarët e tij luftonin për një fanellë titullari, ai ishte kapiten i kuqebluve. I njëjti rrugëtim vazhdoi edhe tek Interi, aty ku një pjesë e madhe e konsideroj­në kapitenin e së ardhmes për atë që ka treguar brenda dhe jashtë fushe. Sot 26 vjeç, Barela renditet në vendin e 53-të në klasifikim­in e lojtarëve të impenjuar aktualisht në Serinë A për prezencat në fushë. Italiani numëron 219 ndeshje, por duke pasur parasysh që ka edhe të paktën një dekadë karrierë nëse gjithçka shkon si duhet për të fizikisht, atëherë mesfushori mund ta shënojë emrin e tij mes rekordmenë­ve të kampionati­t italian. Në fakt, një mund ta quajmë të arritur që tani, pasi të 52 homologët me më shumë prezenca para tij në renditje janë më të moshuar dhe Barela është lojtari me më shumë prezenca në Serinë A, i lindur në 1997 e më pas, i ndjekur nga Manuel Lokateli, 25-vjeçari i Juves me 192 ndeshje. Por ndërsa duket pararojë e brezit të tij, Barela nuk zhgënjen as me të qenit vendimtar. Në Serinë A, vetëm tre lojtarë të tjerë kanë të paktën 5 gola dhe 5 asiste gjatë këtij sezoni, Kvaratskhe­lia, Leao e Dibala, emra që po dominojnë Italinë.

EUROPA - Nëse për krahasimin do të marrim parasysh edhe pesë kampionate­t kryesore europiane, duke kombinuar ndeshjet e luajtura, golat dhe asistet, janë të paktë lojtarët U-26 që kanë koleksionu­ar më shumë se 200 ndeshje dhe kanë bindur në kontributi­n e tyre në gola, qoftë me rrjetat e shkundura personalis­ht e qoftë me shërbimet

për shokët. Në "vetëm" 202 ndeshje, 24-vjeçari Kilië Mbape ka realizuar plot 148 gola e 55 asiste në 202 sfida, ndërkohë që një shkallë më lart se ai për sa i përket numrit të prezencave është pikërisht Barela me 19 gola dhe 33 asiste në 219 sfida. Kapiteni 26-vjeçar i Nantës, Ludovik Blas është surpriza e kësaj renditjeje me 35 gola dhe 22 asiste në 220 ndeshje, bashkë me një tjetër francez, Alan Sant Maksimë. 26-vjeçari i Njukasëlli­t ka zbritur në fushë 225 ndeshje në kampionat duke gjetur golin 25 herë e duke shërbyer

30 herë për shokët e skuadrës. Po kaq ndeshje ka luajtur edhe Markus Rashford, 26-vjeçari i Junajtidit me 69 gola dhe 35 asiste, ndërkohë që në krye është Mikel Ojarzabal. Lojtari i Real Sociedadit numëron 64 gola dhe 37 asiste në 230 ndeshje dhe është lojtari U26 me më shumë prezenca në kampionate­t kryesore europiane, që ka mbërritur rendiment të tillë. Jo më kot të gjithë lojtarët e renditur në këtë listë vlejnë të paktën 50 milionë euro, një shifër që për Barelën me shokë duket investimi duhur.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania