Panorama Sport (Albania)

Brenda krizës së Milanit, “nis” procesi Pioli

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI MERKATO DHE TEJNGOPJA -

Nuk është menaxheri i një kompanie në krizë e as një politikan problemati­k. Aq më pak një këngëtar që stonon. Njeriu më i kritikuar në ambientet sportive në 48 orët e fundit ka qenë Stefano Pioli nga Parma, trajneri i një Milani në rënie të lirë. Vendi i gjashtë aktual nuk është pika më e ulët për një kampion në fuqi, por nëse ecuria vijon të jetë siç ka nisur ky 2023, atëherë Milani mund ta gjejë vetën edhe më poshtë, siç i ndodhi në sezonin 1996-'97, të cilin e mbylli në pozicionin e 11-të në një Seri A me 18 skuadra. Akuza, por edhe justifikim­e për një sezon që nisi si kampion Italie, e që rrezikon të mbyllet jashtë Europe, analizohen nga "La Gazzetta dello Sport".

FORMA DHE DËMTIMET

- Intensitet­i që ishte pika e fortë e Milanit papritur u bë pika e dobët. Dëmtimet e shumta kanë detyruar Piolin të përdorë gjithmonë të njëjtët dhe forma fizike vijon të jetë në rënie. Taksat dhe vdekja janë të sigurta, por po aq edhe dëmtimet e shpeshta te kuqezinjve. Në grumbullim­e (verë dhe Dubai) diçka nuk ka funksionua­r dhe kaq shumë muskuj të brishte tregojnë qartë se diçka nuk ka shkuar si duhet.

TAKTIKE DHE ZËVENDËSIM­ET -

Nga finalja e Superkupës e deri te ndeshja me Sasuolon, u këmbëngul për 270 minuta në një 42-3-1, që nuk arrin të mbajë repartet e lidhura. Më pas erdhi ndryshimi në derbi, që ishte totalisht i pavajosur dhe shtoi vështirësi­të e një skuadre që në vështirësi ishte. Më pas nën akuzë janë edhe zëvendësim­et, si ai ndaj Romës, ku Vranks zëvendësoi Benaserin dhe Gabia u fut për të rreshtuar mbrojtjen me tre. Eksperimen­t ndaj Interit me Mesiasin mesfushor e nisja pa Leaon e kthyen trajnerin në të pambrojtsh­ëm.

Milani ka një organikë me 30 lojtarë ku dallimi mes titullarëv­e dhe rezervave është i llahtarshë­m. Teo, Leao, Menja, Tonali dhe Benaser nuk zëvendësoh­en kurrë denjësisht. Mënyra se si janë përdorur alternativ­at, e sidomos minutazhi kanë bërë që mes Piolit dhe grupit diçka të jetë prishur. Leao dy herë radhazi në stol e sidomos dyshimet mbi përdorimin e pakët të Vranksit, sidomos Çaos shtojnë dozën e faji të Piolit, i cili nëse ka diçka për të cilën nuk është fajtor është pikërisht De Ketelare që ka zhgënjyer në çdo aspekt.

MENAXHIMI I GRUPIT

Me siguri që Pioli ka gabimet e tij, por edhe klubi ka kontribuar jo pak në gjendjen e skuadrës. Fillimisht prej merkatos, e cila e dobësoi skuadrën kampione të Italisë në vend që ta forconte. U shpenzuan 40 milionë euro për të afruar 7 lojtarë, dy nga të cilët të huazuar. 32+3 milionë u shpenzuan vetëm për De Ketelaren që po myket në stol. Origi ishte një bas si Zhiru, të cilin gjithashtu Maldini e humbi. Gabimi më i madh, ishte moszëvendë­simi i Kesit, ndërkohë që lojtarë si Tomori,

Rënia e "Djallit" kalon edhe përmes rënies drastike të lojtarit të tij më të mirë, Rafael Leao. Kupa e Botës në Katar ndau sezonin e 17-shit kuqezi, i lexueshëm para dhe pas. Një e pasme që flet, në veçanti, për një gjendje sportive nën pikun minimal, çka ka shtyrë Piolin të mos vërë bast shumë për të. Pika e fillimit: Rafa luajti 14 ndeshje në kampionat në pjesën e parë të sezonit, 6 në të dytën. Krahasimi i menjëhersh­ëm është me golat dhe asistet: deri në pushim ai shënoi 6 here dhe dha 3 pasime fituese, të cilat bien në vetëm 2 gola, ndaj Salernitan­a dhe Leçe, dhe një asistim në këtë vit të ri. E vënë përballë pasqyrës, figura që bën më shumë përshtypje është ajo e goditjeve për ndeshje. Përpara Kupës së Botës, Leao kishte mesatarish­t 3.6 konkluzion­e dhe pjesa më e madhe e lëvizjes sulmuese të skuadrës së Piolit kalonte nga gjuajtjet e tij. Që nga janari, kolapsi është përgjysmua­r mesatarish­t (1.3). RËNIE - Për portugezin, shifra për pasimet kyçe gjithashtu bie (1.6 kundrejt 1.2 aktuale), ndërsa efektivite­ti i driblimit rritet pak: mesatarja është 1.8 për ndeshje kundrejt 1.7 që lidhet me periudhën para ndalimit. Një Leao që shkon drejt greminës në vitin 2023, i cili rrjedhimis­ht bëhet problem para portës për kuqezinjtë. Sepse është gjithashtu dhe mbi të gjitha numri i rasteve të mëdha të krijuara (5

Kalabria apo edhe Tonali duken të ngopur. Sikur të mos mjaftonte Teo e Zhiru u shtrydhën nga Botërori i luajtur deri në finale. Trajneri ka faje, por fundja, në fushë zbresin lojtarët.

MUNGESAT E MËDHA Një tjetër lehtësim mbi akuzat ndaj Piolit janë lojtarët e munguar. kundër 3) dhe rastet e mëdha të humbura të golave (5 kundër 2) që po pakësohen. Milani i aftë për të fituar dhe bindës falë flakëve të yllit të tij në korsinë e majtë sot duket një kujtim i largët edhe për shkak të vështirësi­ve në fushë të lojtarit të tij më të mirë, i mbajtur jashtë njëmbëdhje­tëshes kundër Sasuolos dhe Interit. KËRKOHET SHKENDIJA - Harta e nxehtësisë e bën të qartë. Nëse Dëmtime afatgjata si Menja e Ibra kanë penalizuar trajnerin, të cilit i është dashur të bëjë edhe pa zëvendësue­s me përvojë si Florenci. Mungesat gjithashtu disajavore të Kalabrias e Kjaerit rënduan situatën, teksa mbështetja te Tatarushan­u rezultoi fatale. Jo para se të nisej për në Katar, Leao arriti të ishte shkatërrue­s në të gjithë krahun, shpesh duke filluar nga gjysma e fushës, në vitin e ri prania e tij përqendroh­et pak përtej mesfushës, me më pak zbritje në zonën e portës. Mospërputh­ja aktuale qëndron gjithashtu në këtë, në një Leao që është shumë i izoluar. Për të gjetur sërish veten, Milani duhet të konsolidoh­et dhe të kapërcejë valët e krizës. Ndoshta duke u nisur nga shkëndijat e yllit të tij. Shkëndija, në fakt, kërkohet edhe për të afruar palët, sepse asnjëherë në aventurën e tij milaniste Leao nuk ka qenë kaq larg kuqezinjve. Kontrata, klauzola e re e çdo bisedim ka mbetur pezull. Dhe nëse situata nuk ndryshon, divorci në verë do të jetë më shumë se thjesht nevojë. për shkak të gabimeve të rumunit, por prej pasigurisë që i injektoi repartit. Portieri i sapoardhur Vazkez mund të kishte qenë një zgjedhje e gjetur e diktuar nga momenti, por Pioli thotë se nuk është gati e na duhet ta besojmë. E pabesueshm­e mbetet situata e Milanit.

 ?? ??
 ?? ?? Stefano Pioli, 56 vjeç
Stefano Pioli, 56 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania