Panorama Sport (Albania)

Rekordmenë­t karikohen ndaj “Princërve”

-

Bajern Mynih ka hyrë në shinat e zakonshme në dy takimet e fundit, pas oscilacion­eve në fillim të vit kalendarik 2023, aty ku barazimet po fillonin të trazonin ujërat brenda dhe jashtë grupit.

Mane-dëmtimi në gju ndaj Verderit ende po e mban jashtë fushave të blertë Sadion, ndonëse jo në atë të seancave stërvitore. Sulmuesi afrikan jep sinjale pozitiv çdo ditë që kalon, aty ky vazhdon të diskutohet se ai mund t’ia dalë të jetë aktiv në përballjen e parë ndaj PSG-SË në tempullin “Parc des Princes”. 30-vjeçari tashmë ka filluar të vrapojë me ritëm normal, edhe pse i distancuar nga grupi kryesor.

ÇUPO-MOTING-TAKIMI me Bohumin do të shërbejë për të ngrohur “motorët” e bomberit nga Kameruni. Erik mungoi ndaj Volfsburgu­t, si rezultat i infeksioni­t gripal, por ditën e djeshme është parë të japë më të mirën në stërvitje. Ai mbart peshë tejet të rëndësishm­e në pozitën e pykës, jo vetëm në tërheqjen e ekipit përpara, por edhe në finalizimi­n e rasteve, aq më tepër kur ke si kundërshta­rë PSG-NË.

GRAVENBERK-RAJAN ka marrë rol efikas në takimet e fundit, ndryshe nga pjesa e parë e sezonit dhe kontributi i tij po merr përmasa të domosdoshm­e. Problemet në gju duket si histori e shkuar, pasi “Tulipani” në seancën e fundit u dallua shumë i freskët dhe i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë e në vazhdimësi.

UPAMEKANO-DAIOT nuk mundi të ishte prezent në transfertë­n e Volfsburgu­t, si pasojë e lëndimit në gisht. Partnerite­ti i tij me De Ligt si “kolona” qendrore, me shumë gjasa do të jetë sërish aktiv, marrë në konsiderat­ë riaftësimi­t e transalpin­it, çka do të thotë më pak probleme në zemër të mbrojtës nga Nagelsmani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania