Panorama Sport (Albania)

Ançeloti dhe Reali në provim: E dua Botërorin

Trajneri nuk rrezikon vendin, por Perez nuk dëshiron zhgënjime Italiani: Pritshmëri­të janë mjaft të mëdha, por kalendari...

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Reali i Madridit do të përballet sonte në mbrëmje në gjysmëfina­len e dytë të Botërorit të Klubeve, ku si rival do të ketë një tjetër “mbret”, Al-ahlin e Egjiptit. Kampionët e Egjiptit cilësohen si mbretërit e Afrikës, ndaj dhe trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, ka vlerësuar maksimalis­ht rivalët e tyre në Marok. Gjatë intervistë­s së tij, Ançeloti ka prekur dhe tema të tjera. Por ndërsa Reali ndodhet në Marok për Botërorin e Klubeve, në Madrid kanë nisur shenjat e para të bezdisjes nga zhgënjimet. Në vetëm një muaj (janar) Reali ka humbur vendin e parë në La Liga në favor të Barcelonës dhe është mundur në finalen e Superkupës së Spanjës po nga Barcelona. Ndaj një tjetër zhgënjim në Botërorin e Klubeve mund të lëvizë diçka. për momentin në “Bernabeu” mbizotëron qetësia. Në Madrid garantojnë se pozita e trajnerit dhe skuadrës nuk ndryshon cilido qoftë rezultati në Marok, eliminim ose trofe. Por nëse skuadra kthehet nga Maroku pa kupën... Vetë Ançeloti e ka cilësuar si shumë të rëndësishë­m këtë kompeticio­n, duke shtuar se pritshmëri­të për Realin janë të mëdha. “Botërori i Klubeve është një veprimtari mjaft e rëndësishm­e për ne. Fakti që jemi këtu do të thotë se duam të kthehemi në Madrid me trofeun. Pritshmëri­të ndaj Realit janë mjaft të mëdha dhe ne do të mundohemi t’i përmbushim ato. Pavarësish­t humbjes në Majorka, unë mendoj se skuadra ka dhënë sinjale rritjeje në lojë. Kemi pasur një kalendar të tmerrshëm, por ndjesitë e mira janë pozitive”, ka thënë Ançeloti. Trajneri i Realit ka komentuar dhe situatën e dëmtimeve, por dhe rivalin e sotëm. “Al-ahli është një nga klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit. Janë një skuadër e mirorganiz­uar dhe cilësore.

Ata gëzojnë respektin tonë. Sa për dëmtimet, Benzema, Kurtua e Militao kanë qëndruar në Madrid. Nëse kalojmë në finale besoj se do të jenë gati për të shtunën”, ka nënvizuar Ançeloti. Në fund ai i ka dalë në mbrojtje sërish Viniciusit.

 ?? ?? Nga miqësorja e vitit 2001 mes Al -Ahlit dhe Realit të Madridit 1-0
Nga miqësorja e vitit 2001 mes Al -Ahlit dhe Realit të Madridit 1-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania