Panorama Sport (Albania)

Ksavi garë me veten, 15 ndeshje pa humbje

Me triumfin në Sevilje ka barazuar ecurinë e tij më të mirë

-

Barcelona marshon e pandalshme në krye të kampionati­t spanjoll. Falë suksesit në fundjavë kundër Seviljes e ka çuar në 8 pikë diferencën me Realin e vendit të dytë. Një meritë e pakundërsh­tueshme në këtë ecuri i shkon dhe trajnerit Ksavi, i cili ka vendosur të bëjë një garë me veten. Suksesi më i fundit ndaj Seviljes ka qenë rezultati i 15-të pozitiv radhazi. Në këtë mënyrë ai ka barazuar rekordin e tij personal që e mbante në sezonin e kaluar, ku nuk njihte humbje në 15 takime radhazi. Më saktë, humbja e fundit dhe e vetmja e tij deri më tani në kompeticio­net në Spanjë ishte ajo në javën e nëntë në La Liga më 16 tetor 2022 përballë Realit të Madridit. Që nga ajo humbje 1-3, janë 15 takimet radhazi mes kampionati­t spanjoll, Superkupës së Spanjës dhe Kupës së Mbretit që Barcelona nuk njeh humbje, me një bilanc prej 13 fitoresh dhe dy barazimesh. Katalanasi­t nuk mundën të fitonin derbin e 31 dhjetorit kundër Espanjolit (11) dhe përballjen në kohë të rregullt me Betisin në gjysmëfina­len e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite (2-2). Por me Betisin, katalanasi­t shkuan në finale pas lotarisë së penalltive.

BILANC MË POZITIV - Me këtë seri pozitive, Ksavi plotëson rekordin e tij më të mirë nga viti i kaluar, në të cilin ai gjithashtu mbeti i pamposhtur në 15 ndeshje. Asokohe, bilanci ishte 11 fitore dhe 4 barazime. Shifrat aktuale janë edhe më të mira se ato të sezonit 2021-2022. MBROJTJA - Kjo seri pozitive është mundësuar jo vetëm për shkak të golave të shumtë të shënuar (42), por veçanërish­t dhe mbrojtjes, që është kthyer në pikën më të fortë të katalanasv­e. Në dhjetë ndeshjet që Barcelona ka luajtur në “Camp Nou” në La Liga në këtë sezon, ka pësuar vetëm një gol. Asnjëherë më parë skuadra nuk ka qenë kaq e fortë në prapavijë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania