Panorama Sport (Albania)

Laporta, i qartë: Dua titullin

Numri një i klubit katalanas u gëzohet 8 pikëve diferencë, por ndalon euforinë

-

Joan Laporta, presiden ti i Barcelonës, është një tip disi emocional nëse e krahasojmë me homologun e tij te Reali i Madridit, Florentino Perez. Laporta është një personazh më shumë publik dhe nuk kursehet me deklaratat e tij. Ai ka folur për mediat pas suksesit më të fundit të Barcelonës kundër Seviljes, që i ka dhënë mundësi skuadrës “Blaugrana” që ta thellojë me 8 pikë diferencën me Realin ndjekës. Dalja e tij e fundit ka qenë disi e dyzuar. Nga njëra anë ua ka bërë të qartë Ksavit dhe lojtarëve se pret titullin në La Liga. Ndërsa nga ana tjetër ka zgjedhur të qëndrojë me këmbë në tokë, duke mos e quajtur kampionati­n të mbyllur, pavarësish­t distancës me Madridin. Sipas tij, Barcelona nuk e ka ende titullin në xhep, ndaj duhet të vijojë me këto ritme pa u ndikuar nga ecuria e rivalëve. I pranishëm në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të sezonit të kaluar të organizuar nga gazeta “Mundo Deportivo”, Laporta ka thënë: “Unë ëndërroj që në fund të sezonit të kem trofeun e kampionit të Spanjës në Barcelonë. Ecuria e deritanish­me është mjaft e mirë. Kemi punuar shumë, kemi luftuar shumë për t’u ngjitur në krye dhe tani duhet të mbajmë ritmin. Nuk mund ta quajmë titullin një punë të mbaruar, por nuk mund ta fshehim faktin se avantazhi që kemi krijuar na jep më shumë vetëbesim e siguri. Jemi vetëm në fillimin e fazës së dytë, ndaj na duhet shumë punë”. Laporta, duke vijuar me deklaratën e tij ka përgëzuar dhe trajnerin Ksavi Hernandez për punën e bërë. “Ksavi po bën një punë të shkëlqyer. E mori ekipin në momentin më të vështirë të mundshëm dhe e ka kthyer në rrugën e duhur si me magji. Gjithçka ka shënuar progres, por personalis­ht do të veçoja shpirtin e garës që ka futur në skuadër”, ka thënë numri një i katalanasv­e. Laporta gjithashtu ka vlerësuar edhe punën e skuadrës që i është përgjigjur si duhet trajnerit dhe kërkesave të shumta të tij.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania