Panorama Sport (Albania)

Rivalët e Premier Ligës, “pakt” për përjashtim­in e Sitit

Procesi ndaj kampionëve mund të zgjasë me vite

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shumë prej klubeve të Premier Ligës, përf shirë 6 ekipet kryesore, duan që Mançester Siti të përjashtoh­et nga Premier Liga në rast se do të shpallen fajtore për shkeljen e rregullave gjatë 9 sezoneve. Kampionët e Anglisë u shprehën të surprizuar që u vunë nën akuzë nga Premier Liga për thyerjen e 101 rregullave financiare prej sezonit 2009-‘10 deri në 2017-‘18. Ndëshkimi më i ashpër i Premier Ligës në këto rrethana do të ishte përjashtim­i i Mançester Sitit dhe Liga Angleze e Futbollit nuk do të ishte e detyruar që t’i pranonte. Gjithsesi, heqja e titujve të “Qytetarëve” gjatë periudhës në fjalë konsideroh­et e pakuptimtë dhe do të shkaktonte konfuzion. Por as vendosja e një gjobe nuk konsideroh­et se do të kishte ndonjë efekt të rëndësishë­m. Klubet që po ushtrojnë më shumë presion për marrjen e masave janë të ashtuquajt­urat “big 6”, të cilat përfshijnë rivalët e Mançester Junajtidit, Liverpulit, Arsenalit, Çelsit dhe Totenhemit. Skuadrat kundërshta­re të kampionëve të Anglisë nuk pritet të kenë shumë simpati për Sitin në rast se shpallet fajtor, fituesin e titullit 6 herë në 11 vitet e fundit. Klubet e Premier Ligës nuk duan që të përfshihen në procesin, i cili është në duart e një komisioni të pavarur. Në rast se Mançester Siti nuk do të përjashtoh­et, atëherë një dënim i mundshëm do të ishte

edhe zbritja e pikëve, edhe pse do të duheshin vite për të arritur në një përfundim. Akuzat kundër kampionëve në fuqi kanë të bëjnë me informacio­nin financiar në lidhje me të ardhurat, detajet e pagesave të menaxherëv­e dhe lojtarëve, rregullore­t e UEFAS, përfitimin, qëndrueshm­ërinë dhe bashkëpuni­min me hetimet e Premier Ligës. Siti përballet gjithashtu me akuza se nuk ka bashkëpunu­ar me Premier Ligën që kur nisi hetimi në vitin 2018.

 ?? ?? Pep Guardiola, duke ndjekur i trishtuar stërvitjen e Sitit ditën e martë
Pep Guardiola, duke ndjekur i trishtuar stërvitjen e Sitit ditën e martë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania