Panorama Sport (Albania)

Hakmarrja e Goxhës: ‘Karma’ u kthye tek i drejti

“Teuta mund të ngjitet më lart, i lumtur të luaj për qytetin tim”

- ZAMIR QYPI

Teuta ka mposhtur Bylisin me rezulta tin 1-0 në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Kategorisë Superiore. Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e 7-të. Një nga afrimet e janarit, Jurgen Goxha, i dha fitoren Teutës me golin e shënuar në minutën 77të të sfidës ndaj ballshiotë­ve. Në një intervistë enkas për “Panorama Sport” ai shprehet se fati ishte me ekipin dje dhe se është kënaqur që ka ardhur te durrsakët, pasi tek Egnatia nuk e donin më.

Dje u shprehët se dikush nuk donte të ishit pjesë e Egnatias. Keni një shpjegim në lidhje me këtë deklaratë?

Dëgjoni, unë jam i drejtpërdr­ejtë, por tashmë nuk ka asnjë lloj vlere të përmend emra. Jurgen Goxha e tregoi edhe dje kush është, ndërsa dikush tjetër po me ndjek nga televizion­i. Kjo është mënyra më e mirë për t’u shprehur. Unë e mbyll këtu, nuk dua t’i jap më rendësi kësaj gjëje.

Pra, ju jeni të mllefosur me mënyrën si e kanë menaxhuar këtë situatë?

Po, ky është problemi, unë jam një njeri shumë i përgatitur profesiona­lisht dhe korrekt. Kalova disa muaj të vështirë, pasi pësova një dëmtim dhe kur u riktheva që mora veten, nuk gjeta atë ngrohtësi që prisja nga dikush aty. Në fund “karma” u rikthye tek i drejti.

Kush kanë qenë arsyet që u kthyet kaq vonë në ekipin e qytetit të lindjes?

Unë kam lindur në Durrës dhe ka qenë dëshira e të dyja palëve, por nuk ka qenë rasti. Unë them më mirë vonë se kurrë dhe tashmë jam i lumtur që kam veshur fanellën e qytetit tim dhe dua të jap shumë nga vetja.

Ju keni luajtur dhe në Azerbajxha­n, çfarë nuk shkoi atje?

Jo se nuk shkoi mirë, por në momentin tim më të mirë u dëmtova dhe me pas mbylla marrëveshj­en me ekipin ku luaja. Kjo ka qenë arsyeja që nuk vijova karrierën atje.

Teuta arriti një fitore ndaj Kastriotit. Sa e rëndësishm­e ishte?

Kjo ndeshje ishte e vështirë, sepse vinim pas një momenti jo shumë të mirë dhe humbjes në Laç. Ishte një ndeshje e rëndësishm­e për ne dhe do të provonim gjithçka. Jemi të lumtur për tri pikët. Për fat të

mirë, i bëmë gjërat saktë. Shpresojmë të vijojmë me fitore.

Si e shihni ndeshjen e radhës ndaj Erzenit?

Erzeni është një skuadër, që ka treguar se është kockë e fortë për të gjithë ekipet. Është skuadër agresive, mendoj që ne do t’i marrim masat dhe shpresoj të bëhet lojë e bukur dhe në fund të fitojë Teuta.

Me ekipin që keni, deri ku mund të shkojë kjo Teutë?

Teuta i ka të gjitha mundësitë të jetë në pjesën e sipërme të klasifikim­it, por unë dhe të gjithë shokët e skuadrës shohim ndeshjen e radhës në këto momente që jemi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania