Panorama Sport (Albania)

Troisi: Gjika është një kloun, më mirë të heshtë

I kthehet ashpër ish-kryebashki­akut “Para se të flasësh budallallë­qe, vendos një shalqi në kokë”

- ERMAL SIKA

Marcelo Troisi i kthehet Shpëtim Gjikës, madje shumë ashpër. Trajneri nuk e ka kaluar në heshtje deklaratën e dhënë prej ish-kryebashki­akut, ku i përmendte defektet teknike. Edhe pse citon se nuk e njeh aspak dhe i mjafton mbështetja që i ofron presidenti aktual, nuk ka ngurruar që të reagojë. Në një prononcim të dhënë ekskluzivi­sht për “Panorama Sport”, numri një i pankinës vlonjate mendon se Gjika do vetëm të duket ose prishë punë ekipit, pasi me kritika nuk po i vjen në ndihmë. Braziliani shkon deri aty sa e cilëson një kloun, që do të ishte më mirë të heshtte. “Unë nuk e njoh atë. Patjetër që duhet të jetë duke folur për t’u shfaqur, pra për t’u dukur. Ndoshta edhe për të prishur punë, pasi nuk mund të ndihmojë në këtë mënyrë dhe me këto deklarata. Një kloun që duhet të heshtë dhe të mbështesë ekipin. Në asnjë mënyrë të kritikojë, pasi kështu nuk i vjen në ndihmë. Mendoj se duhet të jetë i mërzitur se sot Flamurtari ka një president. Nga ajo që kam parë, ai nuk kupton asgjë nga futbolli. Ndien keqardhje për këto deklarata dashakeqës­e”, shprehet fillimisht braziliani.

BRAZILIANË­T DHE LOJA

Marcelo Troisi nuk e anashkalon as pjesën kur Shpëtim Gjika theksonte se ai nuk i përgjigjet nivelit dhe cilësive të lojtarëve që ka në organikë. Trajneri thotë se rëndësi për të ka që Sinan Idrizin e ka në krahë dhe se sot Flamurtari është më i fortë. “Unë nuk e di çfarë deklarate ka bërë ai. Më shumë mua më intereson puna dhe do të vazhdoj misionin tim për të bërë më të mirën për Flamurtari­n dhe për realizimin e objektivit. Nuk më shqetëson aspak që dikush flet keq për mua. Rëndësi për mua ka që sot presidenti aktual më mbështet dhe se Flamurtari është më i fortë”, theksoi 46vjeçari.

IRONIA PËR GJIKËN

Në fund nuk ngurron që të bëjë edhe ironi. Fjalët e thëna nga Shpëtim Gjika i cilëson budallallë­qe: “Përpara se të flasësh budallallë­qe për t’u dukur, vendos një shalqi në kokë”.

 ?? ?? Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtari­t
Marcelo Troisi, trajneri i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania