Panorama Sport (Albania)

Bubeqi: Erdha me ide të qarta në Burrel, do të mbijetojmë

Ka 14 ditë në stol, trajneri analizon matjanët

- MARTIN DEDAJ

Dorian Bubeqi nuk e diskuton rënien. Dy javë pasi ka marrë drejtimin e Burrelit, i kanë mjaftuar që të bindet për këtë. Pas fitores me Besën dhe barazimin me Lushnjën, trajneri i bën “skaner” ekipit. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport” flet për ato që nuk ka shkuar si duhet në këto 180 minuta, merkaton dhe ndeshjen e radhës. E cilëson si një transfertë delikate atë me Tërbunin, por beson se nuk do të largohen “thatë”.

Burreli ka marrë 4 pikë në 180 minuta nën drejtimin tuaj. I kënaqur me këtë start?

E nisa me Besën, një ndeshje e rëndësishm­e. Jo vetëm prej kundërshta­rit, por për vetë pozitat që kemi në tabelë. Na duhej me çdo kusht fitorja. Këtë e arritëm dhe meritë ka stafi, që e kishte përgatitur ndeshjen. Zhvilluam një lojë të fortë dhe falë grintës që treguan lojtarët, ia dolëm me sukses. Përjetimi normal. Ta nisësh me fitore një sfidë, natyrisht është një gëzim. Më pas erdhi Lushnja, një ndeshje po aq e rëndësishm­e. Morëm vetëm një pikë këtë herë, por ndikim pati kartoni i kuq. Na prishi ekuilibrat dhe avantazhoi miqtë, të cilët e menaxhuan me sukses dhe arritën të merrnin barazimin.

Keni 14 ditë në “timon”, a e keni krijuar një ide të qartë për gjendjen e ekipit dhe mundësitë që ka?

Kaq kohë në krye të ekipit nuk besoj se janë aq shumë sa për të krijuar një ide të qartë. Por, një ide të përgjithsh­me e kisha që para se ta merrja drejtimin e Burrelit. Po stërvitemi fort, për të marrë në çdo ndeshje maksimumin e mundshëm, sepse në fund janë pikët ato që na duhen.

Gjatë merkatos dimërore kanë ardhur disa lojtarë, a janë integruar?

Duke parë lojtarët që kanë ardhur nga merkatoja, eksperienc­a që ato kanë në këtë kategori, por dhe cilësitë individual­e të tyre, jo vetëm që të bëjnë optimist, por e bëjnë edhe më të lehtë integrimin e tyre. Duhet theksuar se ata kanë gjetur një frymë dashamirës­e që mbisundon në grup. Dita-ditës po punojmë për konsolidim­in e lojës kolektive dhe cilësive individual­e të tyre, në funksion të grupit dhe arritjes së objektivav­e.

Cila është optika juaj për të ardhmen e ekipit. A do t’i shpëtojë rënies?

Pavarësish­t renditjes, duke qenë të ndërgjegjs­hëm për garën e fortë që do të ketë ky kampionat, Burreli nuk e diskuton rënien nga kategoria. Kam ardhur këtu me mision të qartë, të hipotekoj maksimumin e pikëve, duke i marrë ndeshjet një nga një dhe vlerësuar ato maksimalis­ht. Këtë fundjavë shkoni në Pukë, atje ku ju pret Tërbuni. Si e parashikon­i këtë përballje? Vërtet është një ndeshje e vështirë, por ne po përgatitem­i për të marrë maksimumin prej saj. Pastaj ekipet e Kategorisë së Parë, pavarësish­t pikëve që kanë janë aty-aty dhe diferencat ndërmjet tyre janë krejt të vogla. Ne do të zhvillojmë lojën tonë dhe do të bëjmë sa më pak gabime. Pse jo të mos dalim pa pikë. Gjithsesi, do të jetë fusha ajo që do ta përcaktojë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania