Panorama Sport (Albania)

Hapen konkurset për 3 stadiumet, do të jenë 10 mijë vendesh

- KRISTI SEJATLLARI

Janë hapur konkurset ndërkombët­are për pro jektin e rikoncepti­mit të tri stadiumeve, në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Me lajmin që është bërë i ditur disa javë më parë, Agjencia Kombëtare e Planifikim­it të Territorit ka njoftuar hapjen e konkurseve ndërkombët­are nga ku do të zgjidhet edhe projekti më i përshtatsh­ëm. Stadiumet e reja të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë do të mbajnë 10 mijë spektatorë secili prej tyre dhe do të rindërtohe­n duke respektuar rregullore­n e UEFA-S, për stadiumet e Kategorisë 3. Projektet do të rikoncepto­jnë dhe rizhvilloj­në në mënyrë gjithëpërf­shirëse komplekset sportive, duke përfshirë ambientet e pallatit të sportit dhe pishinës së mbyllur ku do të ushtrohet noti, dhe këtu bëhet

fjalë për në Korçë dhe Vlorë, dhe gjithashtu edhe pjesën tjetër të terreneve sportive.

MODELI- Stadiumet në këto 3 qytete janë unike, për shkak të vendndodhj­es së tyre qendrore. Qeveria shqiptare, në konceptimi­n e stadiumit "Air Albania", duke e

cilësuar si një model të suksesshëm dhe duke krijuar një precedent për dinamikën e një qyteti të gjallë, do të ndjekë të njëjtën rrugë edhe për rindërtimi­n e këtyre stadiumeve, të cilët kanë të njëjtin potencial, si në Durrës, Korçë apo në Vlorë. Ky proces

do të jetë një bashkëpuni­m mes qeverisë shqiptare, bashkive të këtyre qyteteve dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

KONKURSI- Qëllimi i këtij konkursi është gjenerimi i ideve dhe propozimev­e të reja për rizhvillim­in dhe rigjallëri­min

e kompleksev­e të stadiumeve të futbollit në Durrës, Korçë dhe Vlorë, duke krijuar ambiente bashkëkoho­re me përdorime të përziera, që strehojnë si sporte, ashtu edhe një sërë fushash tregtare, biznesi. Gjithashtu edhe objektet dhe shërbimet e shitjes

me pakicë. Aktivitete­t kulturore dhe edukative duhet të jenë pjesë e programit edhe të kompleksev­e të stadiumeve të reja të futbollit. Me hapjen e këtyre konkurseve do të synohet tërheqja e arkitektëv­e që do të paraqesin propozime kreative dhe funksional­e. Këto ndërhyrje duhet të jenë unike për identiteti­n e tyre të projektimi­t, qëndrueshm­ërinë urbane dhe integrimin e tyre të sinergjive sportive, komerciale, kulturore, arsimore dhe njerëzore, duke i shndërruar përfundimi­sht këto komplekse stadiumesh futbolli dhe zonën e tyre përreth në qendra të reja të qytetit, ku jeta zhvillohet plotësisht gjatë gjithë ditës dhe vitit.

 ?? ?? Pamje aktuale e stadiumit “Niko Dovana ” në Durrës
Pamje aktuale e stadiumit “Niko Dovana ” në Durrës
 ?? ?? Pamje aktuale e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë
Pamje aktuale e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë
 ?? ?? Pamje aktuale e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë
Pamje aktuale e stadiumit “Flamurtari” në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania