Panorama Sport (Albania)

Mes së tashmes dhe së ardhmes, ja ku ka çaluar Interi

-

Interi ndodhet aktualisht 13 pikë larg Napoli dhe thuajse i dorëzuar për garën për titull, por nisja e mirë e këtij viti kalendarik ka sjellë patjetër pendesë në Milanon zikaltër, për atë që mund të kishte qenë ky sezon nëse do të kishin të njëjtin ritëm. Ndërsa skuadra e Inzagit ka treguar se mund të jetë në lartësinë e të mëdhave të tjera të Serisë A, ngelen për t’u parë gjërat që nuk kanë shkuar gjatë kësaj periudhe, që njëkohësis­ht janë edhe ato që duhet të rregullohe­n për të ardhmen.

NISJA E GABUAR - Gjashtë humbje në një fazë të vetme janë shenjë se triumfi në kampionat është larg. Interi po paguan edhe një herë tjetër nisjen e ngadaltë, ashtu si një vit më parë me skuadrën e Inzagit që nuk arrin të përsërisë një bllok suksesesh. Një moment i tillë duhet rishikuar gjithmonë, pasi vë në pikëpyetje aspekte të ndryshme. Gjendja fizike do të ishte e para, por nuk ndalon vetëm këtu, sepse edhe në janar kur gjendja fizike ishte në maksimum, zikaltrit u ndalën me Monzën dhe Empolin. Interi po ashtu nuk di të fitojë “pisët”, cilësi që duhet ta ketë çdo ekip që synon titullin, si një tregues i urisë së grupit.

MUNGESAT – Mungesat e Lukakut dhe Brozoviçit janë përdorur jo pak herë edhe nga trajneri Inzagi si një nga arsyet për rendimenti­n e skuadrës. Në fakt të zëvendësoj­e ata nuk ishte e thjeshtë, sepse të dy lojtarët janë konsiderua­r titullarë që në verë dhe mbi ta ishte ndërtuar një pjesë e madhe e strategjis­ë së zikaltërve. Mungesa e tyre e ka penguar teknikun në rrotacione­t e tij në sulm dhe mesfushë dhe këtë e konfirmojn­ë 15 ndeshjet radhazi si titullar të Mikhitaria­nit dhe Lautaro e Xheko të padiskutue­shëm në sulm, të pambështet­ur nga Korrea. Në këtë pikë klubi ka ende për të konfirmuar protagonis­tët e tij, nëse do të vazhdojë në të njëjtën rrugë apo jo.

SA LAMTUMIRA – Në verë grupi do të ndryshojë në të gjitha repartet, sepse një pjesë e mirë e organikës është në skadencë kontrate. Pas Shkriniari­t me valixhe në duar janë edhe Handanoviç e Galjardini e me shumë mundësi edhe D’ambrozio. Açerbi e De Vraj nuk e njohin ende të ardhmen e tyre, ashtu di Brozoviç që mund të sakrifikoh­et e Lukaku për të cilin ngelet për t’u parë nëse do të rinovohet huazimi. Në fund është Dumfris, ai që pritet të jetë i sakrifikua­ri i madh i verës dhe mund të sjellë të ardhura të mjaftueshm­e. Kështu në nisjen e sezonit të ri mund të jetë një Inter krejt tjetër, diçka që nuk është domosdoshm­ërisht e keqe, duke pasur parasysh diferencën aktuale me kreun.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania