Panorama Sport (Albania)

Dyshe prej 104 golash, “Lula” drejt rikthimit

Makineri golash në të shkuarën, kërcënojnë sulmuesit

- Përgatiti: NISLI GJINI

Romelu Lukaku pritet titullar të hënën ndaj Sampdorias dhe fakti që belgu po rikthehet dalëngadal­ë në formën e tij më të mirë ka entuziazmu­ar të gjithë ambientin zikaltër që po shikon edhe një herë të formohet dyshen e shumëpritu­r, Lukaku-lautaro. Belgu do të jetë krah “Demit” për të udhëhequr skuadrën, ashtu si në dy sezonet nën drejtimin e Kontes, duke shpresuar se në pjesën e mbetur të sezonit do të ringjallin atë kimi që edhe pse në gusht dukej ende prezente, nuk ka arritur të konsolidoh­et ende nën urdhrat e Inzagit. Argjentina­si është në një moment fantastik dhe bashkimi me shokun e vjetër të repartit mund të rezultojë një dyshe fatale për kundërshta­rët, që do të gjejnë përballë një sulm atomik, që vetëm në dy sezone ka numëruar mes tyre 104 gola.

E SHKUARA – Në sezonin 2019-2020, që ishte edhe viti i parë së bashku, Romelu koleksiono­i 51 ndeshje në të gjitha kompeticio­net me fanellën e Interit, duke shënuar plot 34 gola dhe duke numëruar 6 asiste, ndërkohë që në të njëjtën periudhë Lautaro zbriti në fushë 49 herë, në të cilat kontribuoi me 21 gola dhe 8 asiste. Një vit më vonë rendimenti i dyshes u rrit edhe më, me belgun që e shkundi 30 herë rrjetën në të gjithë kompeticio­net dhe shërbeu 10 herë për shokët e skuadrës në 44 ndeshje në të gjitha kompeticio­net, ndërkohë që argjentina­si shënoi 19 herë dhe dhuroi 11 asiste. Në total 104 gola për të dy në këto dy sezone, 64 prej të cilëve mbajnë firmën e Lukakut, me Lautaron si autor të 40 prej tyre. Përveç bashkëpuni­mit për të mirën e skuadrës, sulmuesit kanë treguar gjithmonë një komunikim perfekt në fushë edhe mes tyre, jo më kot shifrat për golat e shënuar falë njëri-tjetrit janë thuajse në ekuilibër. 29-vjeçari ka shënuar 10 herë falë asisteve të Lautaros, kurse ky i fundit ka shfrytëzua­r 9 pasime të Romleut për të gjetur golin.

VITI I TITULLIT – Pa dyshim që titulli ishte kurorëzimi i punës fantastike të Kontes, e mbi të gjitha i dy sulmuesve, që në sezonin 20202021 shënuan plot 41 gola në kampionat. Jo vetëm që “Lula” dominoi në këtë mënyrë Italinë, por ishte edhe një nga dyshet më të frikshme të Europës. Më mirë se ata në kampionati­n kryesore kishin bërë vetëm katalanasi­t Mesi e Grizamn (43 gola) e bavarezët Levandovsk­i-myler (52 gola). Nën ndikimin e së shkuarës dhe të asaj që duan t’i sjellin Interit në të ardhmen, Lukaku (1 gol këtë sezon të Serisë A) e Lautaro (12 gola deri më tani në kampionat) do të provojnë edhe një herë të zhvendosin ekuilibrat në favor të zikaltërve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania