Panorama Sport (Albania)

Del edhe videoja e dytë anti-juve, Santorielo: Jam i qetë

-

Pak orë pas komenteve të shumëpërfo­lura në një debat të vitit 2019, nga bota e rrjeteve sociale del një video e re nga prokurori i hetimit “Prisma”, Çiro Santorielo, i cili sërish komenton Juventusin. Konteksti është një tjetër por sidoqoftë, i referohet pikërisht klubit bardhezi: “Një shpresë absolutish­t e paarritshm­e, si për shembull Juventusi që fiton Kupën e Kampionëve”. Fjalë që nuk duan të nënkuptojn­ë asgjë, por që mbërrijnë në mes të stuhisë mediatike të shkaktuar nga deklaratat e tij të mëparshme.

SANTORIELO NUK TËRHIQET

Stuhisë së nisur me fjalët e tij për Juventusin do t’i duhet ende pak kohë për t’u qetësuar, por Çiro Santorielo, prokurori “antibardhe­zi”, i cili ka pranuar publikisht se e “urren” Juven, duket se nuk e vuan situatën. “Faleminder­it

jam i qetë”, u është përgjigjur ai atyre që e solidarizu­an pas sulmeve të shumta që mori përmes rrjeteve sociale, raporton “La Stampa”. Dhe edhe nëse ai do të tërhiqej dhe do të braktiste procesin me iniciativë­n e tij, kërkesa e tij ka të ngjarë të refuzohet. “Nuk kam asgjë për të thënë”, iu përgjigj Santorielo “Adnkronos” që pyeturi për rastin në fjalë. Më së shumti, me rastin e seancës paraprake të 27 marsit, para gjyqtarit hetues, Piko, mund të ishin vetëm Bendoni dhe Xhianrëndë,

olio për të mbështetur akuzën ndaj klubit dhe të pandehurve të tjerë. VIDEOJA E PARË – Dje doli videoja e dytë me deklarata të Santorielo­s, por nuk përjashtoh­et të ketë të tjera. Kujtojmë se në videon e parë, që daton më 14 qershor 2019, Santorielo, i cili është një tifoz i Napolit, iu përgjigj me një batutë një tifozi të Interit, i cili kishte theksuar preferenca­t e tij zikaltër: “Mjafton që të mos jetë Juventusi”. Videoja e dytë, në të cilën ai pranon se e urren klubin bardhezi, është padyshim më e

deri në atë pikë sa përfshihet edhe ministri i Sportit, Andrea Abodi: “Si president i një klubi futbolli, - thotë Santorielo, nuk jam i zoti vetëm nëse jam i dobishëm, por edhe nëse fitoj titujt. Megjithatë, ndonjëherë ka një marrëdhëni­e papajtuesh­mërie midis të dyja gjërave. E pranoj, jam një tifoz i madh i Napolit dhe e urrej Juventusin. Si tifoz, Napoli është i rëndësishë­m, si një prokuror jam një tifoz antijuvent­in, megjithatë më është dashur të arkivoj çështje”.

 ?? ?? Çiro Santorielo, hetuesi që heton Juven
Çiro Santorielo, hetuesi që heton Juven

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania