Panorama Sport (Albania)

Ibrahimovi­ç: Jam ende Zoti, me mua kërcen edhe Milani

“Nuk u ktheva për bamirësi, mbetem akoma numri 1”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nesër mund të lua jë disa minuta kundër Torinos për debutimin e tij sezonal, teksa pret të bëjë diçka më shumë kundër Totenhemit në Champions të martën mbrëma. Zlatan Ibrahimovi­ç është rikthyer në dispozicio­n të Piolit dhe është gati të ndihmojë Milanin që po kalon një krizë të thellë. Këto i ka konfirmuar me gojën e tij në një intervistë për “Sportmedia­set”.

Mosha është ajo që është. Mendoni vërtet se mund të ndihmoni Milanin?

Përse jo. Jam shumë mirë dhe nuk më është zhdukur talenti prej dëmtimit. Kam kohë që stërvitem me shokët dhe ndihem i lirë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Në këtë periudhë kam bërë gjithçka për të ndihmuar trajnerin dhe stafin e tij. Dëmtimi që kalova ishte i rëndë e duhet të kisha durim, por tani gjithçka po shkon sipas planit, ndaj jam gati të ndihmoj skuadrën e nuk po kthehem për bamirësi..

Ndërkohë kritikat ndaj jush vijojnë pasi janë të shumtë ata që mendojnë se duhet të tërhiqeni...

Është normale që të jetë kështu, sepse jam në majë. Nëse nuk do të isha, atëherë askush nuk do të merrej me mua. Ka 25 vjet që marr kritika, e kjo ndodh sepse jam numri 1. Jam mësuar. Për mua kritikat janë benzinë për zjarrin që kam brenda e

ata që luajnë me zjarrin mund të digjen. Jam 41 vjeç e dëshirën time dua t’ua transferoj shokëve. Të ishte për mua do të isha në një ishull me një puro në gojë. Pra ndiheni ende Zot? Patjetër. Dëmtimi nuk ka ndryshuar asgjë.

Çfarë këshille mund t’i jepni Leaos?

Zhvilloi një vit fantastik, fitoi çmimin lojtari më i mirë në Serinë A. Pastaj kontrata, klubet e tjera që e kërkojnë, Kupa e Botës dhe gjithçka tjetër. Dua të them se ka pasur shumë presion,

por duhet të qëndrojë i fokusuar dhe të luajë futboll. Është bërë më i fortë se një vit më parë, por tani të gjithë e dinë se kush është dhe e kanë më shumë kujdes kur e markojnë. Vjet kjo nuk ndodhte dhe i jepnin më shumë liri veprimi.

Me cilësitë që ka nuk duhet të shqetësohe­t.

Po me De Ketelaren çfarë po ndodh?

Në muajt e fundit, nuk kam qenë çdo ditë me ekipin. Për ta njohur mirë Sharlin, duhet të jem çdo ditë në dhomën e zhveshjes. Milani ka paguar një shumë të majme për ta blerë, e të gjithë kanë pritshmëri. Mendoj se është talent, ka potencial të madh, por vetëm ai mund të gjejë mënyrën e duhur për t’u rritur.

Jeni i shqetësuar për situatën?

Nuk kemi individual­itete dhe kampionati­n e fituam me meritë duke luajtur si grup e duke sakrifikua­r. Është normale që të ketë kritika, sidomos te Milani ku ka shumë pritshmëri. Nëse ndonjëri nuk e përballon presionin, atëherë ka ngatërruar profesion.

 ?? ?? Zlatan Ibrahimovi­ç, 41 vjeç
Zlatan Ibrahimovi­ç, 41 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania