Panorama Sport (Albania)

Gjermania, Rumenige: Vetëm Musiala s’mjafton

Ish-futbollist­i i “Pancerave” rrëfen nga brenda situatën te kombëtarja Legjenda bavareze nuk kursen as përjetimet si lojtar e zyrtar

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

“Sakrificë” do të ishte termi i duhur për të përkufizua­r kontributi­n e Karl–hainz Rumenige përgjatë karrierës plot shkëlqim. Gjermani do të magjepste jo vetëm tifozët vendës në vitet ‘80, aty ku repertori i tij nuk do të njihte limite, ashtu si edhe pozicioni në fushë. Rumenige gjendej kudo, mesfushë, anësor, sulmues i dytë, pykë, thjesht magjik në çdo veprim të realizuar me sferën nën këmbë. Së fundmi, ishshefi i Bajernit ka rrëfyer emocionet nga “divorci” me futbollin dhe postin zyrtar, pa anashkalua­r edhe kritikat ndaj taktikave të aplikuara nga drejtuesit brenda federatës vendëse.

PËRJETIMET-”MË kujtohet qartë takimi i fundit që unë luajta në Gjenevë, pikërisht në vitin 1989. Mbasi përfundoi loja, shkova në dhomën e zhveshjes dhe qëndrova aty për disa çaste, të cilat më sollën fragmente të caktuar nga kalvari i karrierës sime ndër vite. Kuptova se gjithçka kishte përfunduar dhe tashmë nuk je më pjesë e asaj bote si pjesëmarrë­s. Nuk e mendoja se do të prekesha deri në atë pikë, më shumë se sa lotët më dhembi mbyllja e një cikli mes vështirësi­sh, triumfesh, dhimbjesh, betejash e buzëqeshje­sh. Më pas e gjeta veten në detyrën e re, ndonëse brenda futbollit, si shefi i Bajernit. Momenti kur dëshiron të mësosh, të bashkëpuno­sh dhe të japësh zgjedhje të duhura brenda limiteve kohore”.

PËRFAQËSUE­SJA”DËSHTIMET në kompeticio­net e fundit nga kombëtarja kanë lënë shije të keqe mbi imazhin e ndërtuar ndër breza. Nga krahu tjetër kjo nënkupton se hendeku i krijuar nuk është i ri, por ka evoluar. Në vitet 2010-2014 në kampin tonë gjendeshin talente të jashtëzako­nshëm si Myler, Shvajnshta­iger, Nojer e shumë emra me peshë. Po tani?! Të jem realist vetëm Musiala i plotëson kriteret

e asaj gjenerate të artë. Kjo do të thotë se kemi shumë punë në ndërtimin e një grupi fitues. Ndryshimin e skemave trajnuese, jo kthimin e topin në mënyrë mekanike, por krijimin e lojtarëve driblues, pasi vetëm në këtë linjë mund t’ia shkatërros­h strategjit­ë kundërshta­rit”, pohonte me tone kritike fituesi i “Euro 1980”.

FEDERATA-”SHEMBULLI ideal në organizimi­n në viteve të fundit nga përfaqësue­set

europiane është Franca. Ajo çka më pëlqen më tepër është qasja e Presidenti­t Makron. Përveçse e ndien futbollin, nuk përpiqet ta politizojë atë, ndërsa te ne kjo mori trajta të pakuptuesh­me. Nojendrof duhet të aplikojë të njëjtën qasje, nëse vërtet e dëshirojmë rikthimin te suksesi. Ashtu si edhe tifozët në mbështetje­n e përfaqësue­ses. U mahnita nga sjellja e marokenëve në Katar”, përfundoi 67-vjeçari.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania