Panorama Sport (Albania)

Mesi dhuron 3.5 milionë euro pas tërmeteve në Turqi e Siri

-

Tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri kanë bërë bashkë të gjithë botën pasi qindra persona kanë kontribuua­r në mënyrë financiare, fillimisht për ndihma ushqimore e mjete për të ndihmuar njerëzit që ndodhen nën rrënoja ende. Një ndër ta është edhe jashtëtokë­sori i futbollit, Lionel Mesi. Sipas raportimev­e, nga një sërë mediash në Turqi, ylli argjentina­s ka vendosur që t’i përgjigjet apelit për ndihmë dhe të shpërndajë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro. Sulmuesi i PSG-SË dhe kampioni i botës në fuqi me Argjentinë­n i ka kërkuar fondacioni­t të tij që të dërgojë ndihma në vendet e tërmetit. Fondacioni “Leo Mesi” është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve në vështirësi nëpër botë. Ndonëse Leo është prezent me imazhin e tij, ai që e drejton është vëllai i tij i madh, Matias, i cili organizon aktivitete në partnerite­t me UNICEFIN. Edhe pse Mesi nuk është nga ata që kërkon reklamë për të tilla gjëra, sigurisht që kjo përgjigje nga ana e futbollist­it ka prekur shumë persona në Turqi e Siri, edhe pse nuk është hera e parë që emri i Leos afrohet me të tilla akte të rëndësishm­e dhe bujare. Në periudhën e pandemisë, Mesi ishte ndër të parët që vendosi të kontribuoj­ë për mjekët argjentina­s, ata që ishin në linjën e parë të luftës me COVID-IN, duke ofruar 500 mijë euro për ta. Por akoma më shumë se kaq, vepra e tij më bujare është mbledhja e 30 milionë eurove fond me anë të fondacioni­t të tij, në vitin 2019, për të ndërtuar në Barcelonë një klinikë moderne të specializu­ar për fëmijët e prekur nga kanceri. Dhe pikërisht të tilla vepra e bëjnë edhe më madhështor­e figurën e këtij kampioni.

 ?? ??
 ?? ?? Lojtarët e Realit festojnë një nga golat në suksesin 1-4 kundër Al-ahlit
Lojtarët e Realit festojnë një nga golat në suksesin 1-4 kundër Al-ahlit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania