Panorama Sport (Albania)

Sezon rekord, 2.4 milionë euro në arkën bardheblu

- OLSI AVDIAJ

Tirana është skuadra re kordmene e sezonit 2022-2023 për sa u përket arkëtimeve. Bardhebutë kanë arritur të grumbulloj­në 2,410,000 euro, duke vendosur një rekord parash dhe duke u konsiderua­r ekipi më i suksesshëm në Superiore për sa i përket anës financiare. Skuadra mes shitjeve të verës, dimrit, Europës apo premios së FSHFSË, ia ka dalë të marrë një dorë të madhe parash.

EUROPA - Tirana nuk arriti të kalonte asnjë kundërshta­r në Europë, ku pësoi 4 humbje, dy kundër Dudelanzhi­t dhe dy kundër Zrinjskit. Kampionët e Superiores u larguan me kokën poshtë nga arena ndërkombët­are, por në Shqipëri u kthehen me xhepat e mbushur plot. Në llogarinë bankare të bardhebluv­e janë 810 mijë euro nga UEFA. Një shifër e majme kjo për Tiranën, që përfitohet pa qenë nevoja të fitohet asnjë ndeshje e vetme. 260 mijë euro dhurohen nga UEFA për ekipet që nuk mund të jenë pjesëmarrë­se në grupet e kompeticio­neve të saj, ndërsa 350 mijë euro ofrohen si bonus eliminimi. Sakaq, Tirana do të marrë edhe 200 mijë euro të tjera, ku 100 mijë euro jepen për pjesëmarrj­en në turin e parë kualifikue­s në Ligën e Kampionëve dhe 100 mijë të tjera për pjesëmarrj­en në turin e dytë kualifikue­s në Ligën e Konferencë­s. Kësaj shume i shtohen 80 mijë euro si shpërblim nga FSHFJA

për titullin kampion.

SHITJET - Shitjet e lojtarëve në verë dhe në dimër sollën një tjetër shumë të madhe parash. Në verë u shitën Ardit Toli, Taulant Seferi dhe Enur Totre. Të tre sollën 820 mijë euro. Një shumë goxha e madhe për skuadrën shqiptare. Nga ana tjetër, shitja e Xhixhës dhe Ismajlgeci­t në dimër sollën 700 mijë euro. Në total janë 2.4 milionë euro që Tirana ka grumbullua­r nga një sezon. Mund të themi se ky është sezoni më i suksesshëm i Tiranës dhe një skuadre shqiptare për sa i përket anës financiare pas Skënderbeu­t që u kualifikua dy herë në fazën e grupeve. Tirana, edhe në këtë moment që flasim, është e para dhe pretendent­ja kryesore për t'u shpallur kampione e Shqipërisë. Skuadra bardheblu pretendon që të kualifikoh­et në fazën e grupeve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania