Panorama Sport (Albania)

Dajan Shehi: Vllaznia e thyen Tiranën me tifozët

- ADMIR URUÇI

Mbrojtësi i qendrës i ekipit kuqeblu, De jan Shehi, është shprehur tejet optimist për sfidën e së dielës ndaj Tiranës. Ai ka vlerësuar fitoren e arritur ndaj kuksianëve, e cila sipas tij kishte vlerën e tri pikëve, por edhe të rritjes së moralit në ekip për takimin ndaj kryeqyteta­sve. Ai e shikon si një përballje të fortë dhe të vështirë, por që nuk mendon se do të jetë një finale për titull.

Një fitore kthese ajo ndaj Kukësit?

Kjo fitore vjen pas 2 humbjeve dhe është shumë e rëndësishm­e për objektivat që ne kemi dhe shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive. Ishte një trepikësh kthese në rezultate, por që na rrit edhe moralisht.

Shumë oshilacion­e në rezultate, ka ardhur momenti për një stabilitet tani?

Ky kampionat është shumë i fortë dhe diferencat midis ekipeve janë shumë të vogla. Duhet që në çdo ndeshje të japim maksimumin, dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive.

Këtë javë përballë do të jetë Tirana, si e shikoni këtë ndeshje?

Çdo ndeshje është e fortë, nuk ka ndeshje të lehta. Ndeshja kundër Tiranës është shumë e rëndësishm­e për ne dhe për objektivat e klubit. Por është ndeshja e radhës dhe do të futemi në fushë e të japim maksimumin dhe të shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv që për ne është fitorja.

Këtë sezon keni arritur një fitore dhe një barazim, do të kërkoni një tjetër fitore apo edhe barazimi do t'ju quhet rezultat pozitiv?

Ndeshja derbi midis këtyre ekipeve është vitrinë për kampionati­n. Ekipi gjithmonë futet në fushë vetëm për fitore. E rëndësishm­e është që të japim maksimumin në fushë dhe jam shumë i bindur se do të dalim me kokën lart në këtë ndeshje.

Ku duhet të bëjë më shumë kujdes skuadra në këtë takim?

Nuk kemi frikë asnjë

skuadër, sepse ky ekip është ndërtuar për objektiva madhorë dhe mendoj që kemi skuadrën më të mirë në kampionat.

Do të jetë kjo ndeshje për ju një "finale", që do të ndikojë në ecurinë për titull?

Nuk mendoj që është finale pasi për ne kjo është ndeshje e radhës. Kampionati është shumë i gjatë, ka edhe 16 ndeshje të tjera për t'u luajtur, por për të ecur në rrugën e duhur drejt titullit kampion duhet të fitojmë.

Cili është apeli juaj për tifozërinë shkodrane?

Shpresojmë që t'i bëjmë të lumtur në këtë ndeshje. Kemi dëshirë që stadiumi të jetë plot në këtë ndeshje, sepse kemi nevojë shumë për tifozët tanë të mrekullues­hëm. Ato janë një nxitje për ne e sidomos në të tillë takime.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania