Panorama Sport (Albania)

Rrapaj kthehet te Partizani deri në verë, ja prapaskena­t

- DENIS LALA

Partizani ka arritur të min imizojë dëmet e merkatos së janarit, ku iu larguan tre lojtarë titullarë. Megjithatë, ka një lajm të mirë më në fund pas disa javëve kur tifozët janë përballur me humbje e largime të rëndësishm­e. Arinaldo Rrapaj do të kthehet te Partizani për të luajtur deri në fillim të muajit qershor.

LARGIMI - Para disa ditësh, Rrapaj arriti marrëveshj­en personale me Ludogorets, që i doli garant për pagesën e klauzolës prej rreth 250 mijë eurosh, e cila e lironte automatiki­sht nga kontrata me Partizanin. Më pas mesfushori u takua me drejtuesit e kuq, duke i treguar se do të paguajë klauzolën e largimit, me Partizanin, që nuk kishte asnjë opsion zgjidhjeje, veçse të pranonte dëshirën e vlonjatit. Ky i fundit, më pas u nis drejt Bullgarisë, ku ka arritur të kalojë me sukses vizitat mjekësore, të zhvilluara ditën e djeshme.

PRAPASKENA - Ludogorets aktualisht është një skuadër e kompletuar dhe me një 11-she fikse, çka ia bën të vështirë Rrapajt të depërtojë menjëherë në formacion. Gjithashtu, koha nuk premton shumë, pasi skuadra e Ludogorets­it lufton për titullin dhe nuk është në gjendje të tregohet "bujare" me Rrapajn në lidhje me minutat. Gjithashtu, "Panorama Sport" mëson se vlonjati ka pasur edhe arsye personale, që e kanë shtyrë të kthehet në Tiranë, për t'u bashkuar më pas në qershor te skuadra e Ludogorets, ku do të ketë mundësi fillimisht të kryejë fazën përgatitor­e, për të vijuar me miqësore dhe për të pasur mundësi të integrohet në mënyrë më graduale me futbollin bullgar dhe skuadrën e re. Në qershor hyn menjëherë në fuqi marrëveshj­a e firmosur para pak ditësh. Nuk dihet sak

tësisht skema e përdorur për këtë lëvizje, por gjithçka ka arritur të kryhet për faktin se Rrapaj nuk është hequr nga lista e federimeve të Partizanit edhe pas mbylljes së merkatos dhe kjo i lejon "demat" ta kthejnë në skuadër pa thyer asnjë rregull të FIFA-S.

LËVIZJE E RËNDËSISHM­E - Rikthimi i Rrapajt limiton një pjesë të konsiderue­shme të dëmeve dhe

rikthen një forcë të madhe në skuadër. Mesfushori është një pikë kyçe në dinamikën e lojës së Partizanit dhe një nga lojtarët, që ka aftësinë ta kapë kundërshta­rin në befasi me inkursione­t dhe goditjet e tij të rrezikshme. Me siguri Kolelës i është kthyer një fije buzëqeshje­je në këto ditë "gri" për të dhe skuadrën. Vlonjati pritet të bashkohet në ditët në vijim në stërvitje me ekipin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania