Panorama Sport (Albania)

Arbër Çyrbja: Derbin e fiton Teuta

Sulmuesi i durrsakëve: Jemi gati për ndeshjen me Erzenin, ekipi ka fituar karakter “Kemi pasur shumë ulje-ngritje këtë sezon, duam pikë të plota në dy takimet e radhës”

- ZAMIR QYPI

Teuta ka lënë pas fi toren me Bylisin në Durrës në llogari të javës së 20-të të Superiores dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet të dielën në "Niko Dovana" ndaj Erzenit. Mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, ka folur për "Panorama Sport" në prag të ndeshjes së radhës kundër Erzenit, një derbi me emocione të përziera për sulmuesin anësor, pasi në sezonin e shkuar ishte pjesë e shijakasve. Çyrbja ishte vendimtar për Teutën në ndeshjen e shkuar, pasi i dha asistin Goxhës në momentin e golit të fitores.

Teuta po reagon edhe pas disfatave së fundmi. Ka fituar skuadra më shumë karakter në këto javë të fundit?

Në aspektin emocional natyrisht që pësuam një goditje në Laç, por kemi reaguar në mënyrë të menjëhersh­me në Kupë dhe ndaj Bylisit në llogari të kampionati­t. Jemi përgatitur mirë dhe jemi gati. Erzeni është një skuadër e fortë. Mund t’ju them se të gjithë do të bëjmë më të mirën tonë. Do të luftojmë shumë për ta çuar ndeshjen në favorin tonë.

Si e shihni përballjen ndaj Erzenit?

Jemi të fokusuar plotësisht te ndeshja me shijakasit dhe do të synojmë të fitojmë. Njësoj si Bylisi, edhe ndaj tyre luajmë

ndaj një kundërshta­ri, që synon të jetë lart në renditje dhe do të jetë shumë e vështirë. E kemi vlerësuar maksimalis­ht dhe do të futemi në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë fitoren.

Do të firmosnit për një pikë?

Unë nuk firmos asnjëherë. Tentojmë gjithmonë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ky është mentalitet­i që ne kemi përcjellë në skuadër. Dua të marrim gjithmonë maksimumin e pikëve. Nëse të tjerët janë më të zotë se ne, u japim dorën dhe vazhdojmë përpara.

Mund të arrihet objektivi për gjashtë pikë në këto dy ndeshje në Durrës?

Mendoj që duhet t’u qasemi seriozisht dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Së pari me Erzenin dhe pastaj me Kukësin. Mendoj se mund të dalim me rezultat pozitiv në të dyja ndeshjet.

Si e vlerësoni deri tani sezonin e Teutës?

Ka pasur shumë ulje-ngritje, nuk ka qenë sezoni më i mirë, duke pasur parasysh që ekipi i Teutës synon majat. Kemi Kupën në lojë që mund të na shpëtojë.

 ?? ?? në 13 ndeshje ka dhuruar Arbër Çyrbja në këtë sezon me fanellën e Teutës. Sulmuesi e ka nisur sezonin jo me ritmin e duhur, por ndaj Bylisit tregoi se është ende aty me asistin për Goxhën.
në 13 ndeshje ka dhuruar Arbër Çyrbja në këtë sezon me fanellën e Teutës. Sulmuesi e ka nisur sezonin jo me ritmin e duhur, por ndaj Bylisit tregoi se është ende aty me asistin për Goxhën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania