Panorama Sport (Albania)

Kukësi me “frena dore” në shtëpi, rritet presioni

-

Kukësi e nisi këtë sezon me pretendime të mëdha, duke synuar titullin kampion apo Europën. Mirëpo, rezultatet negative në start, bënë që skuadra të ndryshojë menjëherë objektivat dhe tani të mendojë seriozisht qëndrimin në kategori. Jo më kot skuadra është edhe në vendin e parafundit dhe në zonën e ftohtë, ndaj edhe përballja e nesërme me Kastriotin konsideroh­et një sfidë direkte. Për blutë e Hallaçit, nuk ka asnjë objektiv veç fitores, pasi në të kundërt do të zbrisnin në vendin e fundit dhe do të rëndoheshi­n edhe më shumë psikologji­kisht.

– Zakonisht, skuadrat që luajnë për mbijetesë kanë armën e tyre më të fortë ndeshjet në shtëpi. Mirëpo, për Kukësin nuk vlen kjo gjë, pasi verilindor­ët janë skuadra që ka grumbullua­r më pak pikë nga të gjitha klubet e Superligës. Në total, nga 10 takime në “Kukës Arena”, verilindor­ët kanë grumbullua­r vetëm 10 pikë, nga 30 të mundshme. Asnjë skuadër e elitës nuk ka koleksionu­ar kaq pak pikë, një bilanc që rëndon jo pak verilindor­ët. Bëhet fjalë për vetëm tri fitore dhe një barazim, ndërkohë që në gjashtë sfida të tjera janë mundur. Vihet re se në tri përballjet që Kukësi ka fituar në shtëpi, ia del të marrë tri pikët pa pësuar gol, të dhëna që tregojnë se skuadra duhet të tregojë shumë kujdes për të mos pësuar. Me Hallaçin në stol blutë kanë ditur ta shfrytëzoj­në faktorin fushë, sepse kanë fituar në dy raste, ndaj mbetet për t’u parë nëse ndaj Kastriotit do të tregojnë potenciali­n e tyre të vërtetë. Në ndeshjet e fundit është vënë re edhe një prezencë më e madhe e tifozëve në stadium, duke e konsiderua­r si një armë plus në këto momente që ekipi ka më shumë nevojë se kurrë.

– Ndeshja me Kastriotin ka rëndësinë e një finaleje për Kukësin, një situatë që shton akoma edhe më shumë presionin në kampin verilindor. Duke mos qenë të mësuar me këtë renditje dhe këta objektiva, ndryshe nga rivali i kësaj fundjave, mbetet për t’u parë se si do ta kalojnë blutë këtë moment. Ndeshjet direkte kanë një vlerë dyfishe dhe për më tepër kur luhet në shtëpi, që do të thotë se në Kukës janë të dënuar për të dalë me tri pikë. Edhe pse skuadra humbi ndaj Vllaznisë dhe ndërpreu ecurinë pozitive të javëve të fundit, duket se nuk e ka zbehur atmosferën pozitive që ka mbizotërua­r në klub këtë periudhë. Për më tepër, tekniku Hallaçi do ta ketë të plotë të gjithë grupin e lojtarëve, një fakt që ka ngjallur besimin në skuadër.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania