Panorama Sport (Albania)

Ferko: Jemi të frikshëm, e thyejmë ne Korabin

“Me Pedron, sulmi është ‘top’. Kuka zgjidhi çështjen e portës”

- ERMAL SIKA

Flamurtari nuk ka në plan të ndalet. Pasi u kthyen, llogaritë behën vetëm me fitoren. E megjithatë, kjo javë i rezervon një “malore” shumë të madhe. Udhëtojnë në Peshkopi, një transfertë më shumë se e vështirë. Atje ku i pret Korabi, që në shtëpi nuk humbet prej 22 muajsh (konkretish­t nga 10 prilli i 2021-shit). Këto shifra nuk i trembin vlonjatët sidoqoftë, gjë që e thotë edhe Alfred Ferko. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ai thekson se nuk kanë kundërshta­rë dhe janë të frikshëm. Sulmin e sheh “top” me ardhjen e Pedro Augustos, ndërsa me superlativ­a flet edhe për portierin Klajdi Kuka.

Luani me Korabin nesër, ekip që nuk e njeh humbjen prej 22 muajsh në shtëpi. E shihni të vështirë këtë ndeshje?

Është një ndeshje shumë e rëndësishm­e dhe dua ta theksoj. Situata është shumë e mirë pas fitores me Luzin dhe ekipi është në një moment të mirë edhe psikologji­k. Unë jam i bindur që fitorja është vetëm synimi që duhet

të kemi në këtë ndeshje. Nëse e ne marrim, që jam i bindur se kështu do të ndodhë, vështirë të ndalemi më në këtë rrugëtim.

Nuk i druheni kësaj transferte domethënë...?

Nuk ka transfertë të lehtë. Por ne kemi përkushtim­in maksimal. Para ndeshjeve sikur nuk i kam për mbarë këto intervista, por gjithsesi nuk jam superstici­oz. (Qesh) Skuadra ka përgjegjës­inë, dëshirën dhe pjekurinë e duhur për të bërë maksimumin.

Cilat ekipe shikon Flamurtari si kundërshta­rë?

Duhen respektuar të gjithë kundërshta­rët. Me Luzin ishte një fitore e merituar, por duket që të bëjmë më të mirën dhe maksimumin për të arritur qëllimin tonë. Kundërshta­rë kemi vetëm veten tonë.

Jeni të kënaqur nga merkatoja?

Skuadra është e kompletuar. Madje, prurja e fundit është me shumë kualitete. E kam fjalën për Pedro Auguston. Mund të them se kemi një sulm të frikshëm tashmë. Por, përgjithës­isht jemi bërë një skuadër e frikshme në të gjitha aspektet e tjera dhe në të gjitha repartet. Jemi të kënaqur me afrimet.

Me afrimin e Kukës, mendoni se keni zgjidhur edhe çështjen e portës?

Po, patjetër. Ardhja e një portieri me eksperienc­ë dhe shumë të rëndësishë­m si Kuka na jep siguri dhe garanci maksimale për portën. Bashkë me Kaloshin, janë dy portierë shumë të mirë. Janë afrime të goditura.

Mendoni se janë lënë pas hapat fals?

Filluam kampionati­n me humbje kundër Luzit dhe e filluam fazën e dytë me fitore kundër tij. Them se situata flet për ne. Është një nisje pozitive. Do të vazhdojmë me këto hapa për të arritur objektivin që kemi.

Tani që jeni në vend të tretë, jeni po aq të sigurt për misionin “Superiore”?

Ky është finishi ynë. Dihet objektivi që kemi. Nuk kemi asnjë objektiv tjetër veç atij madhor, ta çojmë Flamurtari­n ku e ka vendin. Trajnerit Troisi i kemi vendosur në dispozicio­n lojtarët më të mirë, me qëllim arritjen e objektivit që të gjithë e presim.

 ?? ?? Alfred Ferko, drejtori sportiv i Flamurtari­t
Alfred Ferko, drejtori sportiv i Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania