Panorama Sport (Albania)

Dibra: Hoqëm “pluhurin” që na kishte mbuluar prej muajsh

- PRENG GJIKOLA

Pasi iu larguan fundit, nuk kanë më plan që t’i kthehen. Në Lezhë janë të bindur që kthesa erdhi dhe tani e tutje do të njohin vetëm ngjitjen në renditje. E kanë të qartë që rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë, por nuk kanë në plan që të dorëzohen në mes të rrugës. E megjithatë, momentalis­ht fokusin e kanë te transferta beratase. Në stadiumin “Tomorit” i pret Besa dhe te Besëlidhja mendojnë se kjo gjë mund të jetë një favor edhe për ta. Derisa luhet në fushë asnjanëse, besojnë edhe te fitorja e dytë radhazi. I këtij mendimi është kapiteni Kledi Dibra. Në një prononcim për “Panorama Sport”, mbrojtësi evidenton se krizën e kaluan dhe kjo i ka çliruar. “U kthyem më në fund. Fitorja kundër Turbinës na ka ndezur vërtet shpresat dhe jo vetëm për mbijetesë, por për më shumë se kaq. I kemi që të gjitha mundësitë që të avancojnë edhe në mesin e tabelës. Në fund të fundit është luajtur vetëm gjysma e kampionati­t dhe pikë ka boll në lojë. Tani kemi nisur edhe rikuperimi­n psikologji­k, çka do të na ndihmojë shumë në ndeshjen e radhës që do ta zhvillojmë në transfertë ndaj Besës. Sapo kemi shkundur ‘pluhurin’ që na kishte mbuluar prej kohësh dhe në vendin e 14-të harrojeni që të zbresim sërish. Gjatë gjithë javës jemi stërvitur dhe vijojmë intensivis­ht për të marrë karikimin e duhur për ta përballuar Besën me sukses. Shpresoj se edhe prurjet e reja do të integrohen me ekipin, duke filluar nga ndeshja ndaj Besës. Kam besim se kjo Besëlidhje dhe trajneri Artan Bano, bashkë do ta kalojmë me sukses këtë transfertë. Luhet në Berat dhe mendoj se fusha asnjanëse është një ‘bonus’. Kam bindjen se nuk do të kthehemi pa pikë. Ky kualitet futbollist­ësh që kemi në dispozicio­n, i ka të gjitha mundësitë për të ecur përpara”, përfundoi 30-vjeçari.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania