Panorama Sport (Albania)

Dinamo-skënderbeu, blutë kërkojnë të “djegin” një rival

- FATJON RUPI

Dinamo ka "halle" para Skënderbeu­t. Gjithçka lidhet me mungesat dhe jo dosido, por nga ato më të rëndësishm­et. Përveç Alesio Mijës, të skualifiku­ar me kartonë, supersfidë­n e së hënës e humbasin Taulant Marku dhe Redon Danaj. Që të dy janë të dëmtuar, duke bërë me dhimbje koke Nevil Deden. Trajneri tashmë duhet të ribëjë sulmin. Patrik Bardhi është gati, ndërsa një mungesë tjetër e kryeqyteta­sve është edhe ajo e portierit Edvan Bakaj, edhe ky i dëmtuar para ndeshjes me Orikun. Pjesa tjetër e lojtarëve është në dispozicio­n të stafit teknik, që po mendon se si mund ta modifikojë repartin e avancuar në një ndeshje shumë të fortë si kjo me korçarët.

SHKËPUTJA NGA RIVALËT

Kategoria e Parë nuk është aspak e lehtë dhe kjo për shumë faktorë. Një ndër to janë edhe sfidat direkte ato që tregojnë forcën reale të skuadrave, sidomos atyre me pretendime­t më të mëdha. E tillë është Dinamo-skënderbeu, dy skuadrave që kryesojnë tabelën e renditjes. Nuk është ndeshje vendimtare, por përcaktues­e për ecurinë e mëtejshme. Kampionati

ka edhe shumë rrugë më pas, megjithatë për kryeqyteta­sit mund të vlerësohet si ndeshja e sezonit për disa arsye. Është prova më e mirë që blutë të tregojnë se deri ku janë me objektivat që shpallën në fillim të sezonit. Përballja e së hënës është rasti më i mirë për shkëputjen, plan që e kanë pasur që në fazën e parë, por që nuk u arrit të bëhej për shkak të gabimeve në disa ndeshje, ku veçohet ajo me Flamurtari­n. Blutë janë 4 pikë para korçarëve dhe e ruajnë kreun edhe në rastin më të keq, kështu që nuk ka vend për presion. Nëse fitojnë, duke përfituar edhe nga përplasja mes Korabit dhe Flamurtari­t, dy rivalëve të tjerë, kryeqyteta­sit fitojnë një avantazh të madh psikologji­k, përveçse në renditje. Më pas do të ishte goxha më e lehtë për të menaxhuar vendin e parë në pjesën e mbetur të kampionati­t.

Një arsye më shumë për ta fituar ndeshjen e së hënës, është se Dinamo deri tani nuk ka asnjë fitore ndaj 3 rivalëve që janë në 4-shen e parë të renditjes. Skuadra e trajnerit Dede ka barazuar fazën e parë në Korçë 0-0, është mundur në shtëpi nga Flamurtari 1-5 dhe ka barazuar 2-2 në Peshkopi. Me një fitore të mundshme ndaj Skënderbeu­t do të përmirëson­te këtë tregues.

SFIDAT DIREKTEPAS­QYRË PËR SUPERIOREN

Në një ndeshje të tillë rivalësh mund të kuptohet edhe më qartë se sa mund ta përballojë Dinamo aktuale Superioren. Sezoni nisi me objektivin e kthimit në elitë, por edhe me synimin për ta pasur gati skuadrën në masën 60-70%. Dhe për të vërtetuar se skuadra ka bërë progres edhe në këtë drejtim, duhet një fitore bindëse ndaj një rivali, në lojë dhe rezultat. Ky 90-minutësh do të jetë një pasqyrë e mirë edhe për të parë se sa janë rritur lojtarët e rinj që blutë kanë ingranuar në formacion javë pas jave gjatë këtij kampionati. Fjala është për lojtarë si Vokrri, Preloshi, Smaçi, Jaku e ndonjë tjetër, për të cilët ka pritshmëri të mëdha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania