Panorama Sport (Albania)

110 ditë pa gol, Canka: Zhbllokohe­m kundër Tomorit

“Me Dalipin po tregojmë karakter. I njohim beratasit”

- ALBAN ALUSHI

Lushnja gjeti pikën e kthesës, por jo qetës inë. Verdhejesh­ilët janë ende në zonën e rënies dhe vetëm një fitore do t’u jepte shpresa. Këtë e thotë edhe Mikel Canka, kapiteni i ekipit. Sulmuesi e pranon që nuk do të jetë e lehtë përballë Tomorit, por mendon se faktori fushë dhe ish-ët do t’i ndihmojnë. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 35-vjeçari flet për krizën që po kalon sulmi në tërësi, përfshirë edhe atë vetë.

Canka nuk ka shënuar prej 110 ditësh, që nga dygolëshi kundër Luzit 2008. Pse kjo “shterpësi”?

U bë shumë kohë. Nuk kam shënuar që pas Luzit, por e kam thënë edhe më parë. Më intereson të mbroj më shumë, me këtë gjendje që kemi.

Jo vetëm ju, por sulmi në tërësi nuk po funksionon...

Është e vërtetë edhe kjo. Kemi qenë të gjithë në një gjendje jo të mirë. Si nga ana e golit, ashtu edhe nga ana psikologji­ke. Një gjendje jo të mirë, që ekipi po kalonte.

Kur do të zhbllokohe­ni?

Di të them që shumë shpejt Canka dhe Pepa, do të jetë

deciziv. Pse jo, që ndaj beratasve.

Si ju duket ekipi me Dalipin?

Me trajnerin Dalipi, në dy transferta­t me Skënderbeu­n dhe Burrelin, ekipi ka treguar karakter. Ekipi ka luajtur mjaft mirë.

Morët pikët e parë në transfertë, por a ishte i mjaftueshë­m ai barazim në Burrel?

Në Burrel, po të ishim treguar pak më të kujdesshëm do të merrnim më shumë. Duhet të dilnim me fitoren. Por, gjithsesi, kemi marrë një

pikë me vlera.

A është në gjendje ekipi të fitojë ndeshjen me Tomorin?

Ne ndeshjet e tilla i kemi si finale. Sidomos, në qytetin tonë. Ne do të bëjmë më të mirën, për të marrë tri pikët, përballë Tomorit.

A ju ndihmon fakti që pjesa më e madhe e njohin kundërshta­rin?

Fatmirësis­ht, është një ekip që e njohim shumë mirë. Pra, ku i kanë pikat e dobëta dhe të forta. Do të mundohemi t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje.

 ?? ?? Mikel Canka, sulmuesi 35-vjeçar i Lushnjes
Mikel Canka, sulmuesi 35-vjeçar i Lushnjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania