Panorama Sport (Albania)

Çirkoviç: Erdha pa paragjykim­e te Pogradeci, po mësoj edhe shqipen

- REDI DANDALLAKU

Pas 10 vitesh, Pogradeci iu rikthye tregut serb. Prej muajsh pjesë e organikës është bërë Nebojsa Çirkoviç, mbrojtësi i linjës së djathtë. Luan për herë të parë në Shqipëri, por duket se ka gjetur veten. Nuk ka ardhur me paragjykim­e dhe kjo ndoshta e ka ndihmuar që të ambientohe­t direkt me ekipin, qytetin dhe gjuhën. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ai rrëfehet në 360 gradë.

Si po shkon aventura juaj te Pogradeci?

Shumë mirë. Kjo është hera e parë që luaj jashtë vendit tim dhe ndihem me fat që gjeta Pogradeci, një qytet ka i bukur.

Para 10 vitesh pjesë e Pogradecit kanë qenë edhe dy serbë të tjerë, Paunoviç dhe Saviç. E dinit?

Nuk e dija kur erdha, por më thanë më vonë. Mëvjenmirë­qëkapasurs­erbëdheshp­resoj që të vijnë më shumë në të ardhmen.

Kush ju rekomandoi të luani këtu?

Kam ardhur me rekomandim­in e një trajneri nga ish-klubi im, i cili ka shumë miq në Shqipëri. Përpara se të vija këtu të them të vërtetën nuk dija shumë për Shqipërinë.

Keni pasur paragjykim­e për shkak të Kosovës?

Nuk kam paragjykua­r. Duke qenë se besoj se sporti dhe politika nuk shkojnë paralelish­t. Kam shumë miq shqiptarë, të cilët i respektoj dhe që më respektojn­ë. Edhe familja ime e mbështeti vendimin tim.

Cili është lojtarit më i famshëm me të cilin keni luajtur në Serbi? Si kundërshta­r, ka qenë Milenkoviç. Mbrojtës i kombëtares tokë, kërkohet nga klube të mëdha. Atëherë ishte te Partizani i Beogradit.

Sa e vështirë ka qenë përshtatja në këtë qytet?

E vështirë ishte, sepse nuk e dija gjuhën. Por me ndihmën e lojtarëve u përshtata shpejt dhe i falënderoj.

Keni mësuar ndonjë fjalë shqip?

Sinqerisht praktikoj shumë vetë, por edhe me miqtë më ndihmojnë ta mësoj shpejt.

Me kë shoqërohen­i më shumë në ekip?

Me Henriken, është shoku im më i mirë. Përveç tij kaloj shumë kohë edhe me Shytin, por edhe me të gjithë të tjerët.

Trajneri ju ngacmon shpesh me shaka. Ju pëlqen kjo?

Po e vërtetë, nuk e marr për të keq, sigurisht që nuk është për qëllime të këqija, gjithçka është normale dhe ai e bën për të më ndihmuar mua që të përshtatem dhe të ndihem komod.

Fituat 0-9 në Tepelenë dhe ju gjetët golin e parë personal. Çfarë ndjetë në ato momente?

Ndjeva emocione, sepse ishte goli im i parë për Pogradecin. Ngrita sytë nga qielli, pasi ia dedikova vëllait tim të ndjerë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania