Panorama Sport (Albania)

“Bomba”, Uzuni drejt Valencias

Sulmuesi i Kombëtares ka gati parakontra­tën me klubin e La Ligës Negociatat për transferim­in në “Mestaja”, ja sa milionë euro pret të marrë Granada për shqiptarin

- KRISTI SEJATLLARI

Bomba nga Spanja. Myrto Uzuni, drejt Valencias. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është afër parakontra­tës me klubin e La Ligës. Paraqitjet e shkëlqyera në Kategorinë e Dytë spanjolle dhe 15 golat e shënuar deri tani me Granadën, kanë bërë që klubi me emër në elitën e Spanjës, të prenotojë Uzunin që përpara merkatos së verës dhe sezonin e ri beratasi të kalojë në “Mestaja”. Vetëm dje janë zbuluar edhe klauzolat që klubi aktual i ka vendosur yllit kuqezi. Uzuni është nën kontratë me Granadën deri në vitin 2026 dhe atij i janë vendosur dy klauzola. Gjithçka varet se si do ta përfundojë sezonin klubi. Nëse Granada do të dështojë ngjitjen në La Liga, për sulmuesin duhet të paguhen 12 milionë euro, por nëse klubi promovohet një kategori më lart, atëherë në arkat e klubit duhet të derdhen 25 milionë euro.

UZUNI-KAJEHON, MË PRODUKTIVË­T NË EUROPË

Granada ka Uzunin dhe

Kajehon në skuadrën e saj, dy futbollist­ë që janë yjet e momentit në luftën për një ngjitje të drejtpërdr­ejtë në La Liga, falë prodhimit të jashtëzako­nshëm sulmues, siç e demonstrua­n sërish ndaj Andorrës dhe në fitoren e parë jashtë fushe pas pothuajse gjashtë muajsh, ndaj Vijarreal B, duke marrë pjesë direkt në 29 nga 32 golat e shënuar nga skuadra e Pako Lopesit. Dhe kjo është se ky partnerite­t i pakufizuar mes anësorit shqiptar dhe sulmuesit veteran Kahejon ka gjeneruar tashmë 29 gola për ekipin e Granadës, mes golave (15 për Uzunin dhe 4 për Kajehon) dhe asistimeve (2 për Myrton dhe 8 për Hozenë), duke tejkaluar prodhimin e dysheve të tjera, si ato të formuara nga Levandovsk­i dhe Dembele, të cilët kanë marrë pjesë në 28 gola për Barçën, ose ai i Arsenalit, lider i Premier Ligës, me Odegard dhe Saka (27 gola) dhe disa dyshe të tjera si Musiala-gnabri apo Benzema-vinicius, që kanë gjeneruar më pak gola se Uzuni-kajehon. Spanjolli ka krijuar një simbiozë të madhe me sulmuesin e Kombëtares shqiptare në fushë, duke u kuptuar vetëm me një shikim, diçka thelbësore për të thyer mbrojtjen e kundërshta­rit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania