Panorama Sport (Albania)

Eliminator­et e Europianit, Shqipëria mundet 124-52 në Slloveni

-

Shqipëria e basketboll­it të femrave ka pësuar dje humbjen e pestë në po kaq ndeshje të zhvilluara në eliminator­et e Kampionati­t Europian. Kombëtarja e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj u mposht në transfertë nga Sllovenia me rezultatin e thellë 124-52. Ashtu sikurse edhe pritej, vajzat kuqezi me gjithë përpjekjet për të dhënë maksimumin, e patën shumë të vështirë ndaj një kundërshta­ri të nivelit të lartë. Vendëset e kontrollua­n lojën që nga fillimi, për të siguruar një triumf pa shumë mundim. Ndeshja startoi më një kosh për dy pikë që në aksionin e parë nga sllovenet, ndërsa pikët e para të Shqipërisë

erdhën nga Enisa Qosja, e cila realizoi dy gjuajtje të lira, për të barazuar në 2-2. Deri në gjysmën e periodës së parë, kombëtarja jonë arriti që ta mbante ritmin e Sllovenisë, por më tej vendëset gradualish­t nisën shkëputjen, për ta fituar 10-minutëshin 30-19. Kjo do të ishte edhe perioda me rendimenti­n më të lartë në sulm për Shqipërinë, pasi në çerekun e dytë superiorit­eti i slloveneve ishte më i madh, duke u përkthyer edhe në rezultatin 33-7, me pjesën e parë të që përfundon 63-26. Perioda e tretë mbyllet 27-9 sërish për vendëset, me rezultatin

që shënon 90-35 pas 30 minutash lojë. Perioda e katërt mbyllet 34-17 dhe e gjithë sfida me +72 pikë në favor të slloveneve. Mojca Jelenc dhe Sara Vujaçiç me nga 17 pikë secila, ishin shënueset më të mira të takimit. Për sa i përket Shqipërisë, dopioshifë­r pikësh prekën Berndarda

Rreshpja (14), Enisa Qosja (13) dhe Aida Palko (10). Të dielën në orën 17:00 në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e fundit në Grupin D kundër Turqisë. Këto të fundit dje u mundën në transfertë nga Polonia me rezultatin 76-72.

 ?? ?? Kombëtarja kuqezi para ndeshjes së djeshme ndaj Sllovenisë
Kombëtarja kuqezi para ndeshjes së djeshme ndaj Sllovenisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania