Panorama Sport (Albania)

Kriza, 4 korrigjime që Milani të mos humbë Champions-in

Kuqezinjtë të frikësuar, por situata e ka një zgjidhje Skema, loja dhe identiteti, “Djalli” ka humbur toruan

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Rivalë të ndryshëm, formacione të ndry shme, por rezultate të njëjta. Humbja në derbi ishte vetëm e radhës dhe Stefano Pioli po vuan të ndalojë një hemorragji pikësh të cilën s’e kishte provuar kurrë më parë te Milani. Kriza erdhi prej disa humbjesh, e mund të jenë disa fitore që ofrojnë shansin për të ndryshuar rrjedhën e kampionati­t kuqezi.

– 3-52-shi i ekspozuar në derbi ishte surpriza e madhe taktike e së dielës mbrëma, megjithatë zgjedhja në fjalë u pa si e qëllimshme për të ndaluar rivalët sesa për të ndryshuar diçka në lojë.

Kjo “vetëmbrojt­je” nuk dha frytet e pritura, por Pioli synon ta përdorë përsëri me Torinon. Mund ta bëjë, por me kusht që të ndryshojë diçka në udhëzime taktike dhe psikologji­ke. E njëjta qasje thjesht do të vështirëso­nte misionin e kuqezinjve për t’u rikthyer te fitorja pesë javë pas suksesit të fundit. Për karakteris­tika dhe mendësi, Milani nuk është një skuadër e mësuar për t’u

MODULI I LOJËS

mbrojtur, ndaj vërtetë duhen kufizuar dëmet, por nevojitet edhe një mënyrë për t’ua shkaktuar rivalëve.

– Ka shumë gjëra që nuk shkojnë te kampionët e Italisë, por faza mbrojtëse me 19 gola të pësuar është aspekti

MBROJTJA FUT UJË

më negativ në këto moment. Mjafton një sulm dhe kuqezinjtë shkrihen si gjalpë në diell. Edhe ndaj Interit u pa qartë se si një “xhuxh” si Lautaro ngadhënjeu mbi kokën e Kjaerit. Gabimet individual­e rëndojnë, ndaj Pioli duhet të bazohet të grupi

për të shmangur disfatën e radhës, e sidomos të mos falë gola.

PA IDENTITET – Specialist­ët e sektorit thonë se Milani ka humbur lojën. Shkaku? Mungesa e Menjasë që ndërton nga prapavija, një fantazist në lartësinë e kërkesave taktike dhe cilësia e paktë e alternativ­ave të titullarëv­e. Ndryshimet e bëra nga Pioli e kanë ngadalësua­r manovrën, ndërkohë që shumë nga titullarët janë shtrydhur. Pavarësish­t sistemit dhe interpretu­esve, Milani duhet të rigjejë identiteti­n

e humbur për t’u kthyer tek idetë e qarta dhe te loja brilante që ka karakteriz­uar kuqezinjtë prej të paktën dy vitesh.

FRIKË NGA TOPI – Deri pak kohë më parë Milani mbrohej duke sulmuar. Titulli erdhi falë fitoreve të arritura me kurajë dhe qasje të duhura. Aktualisht kriza ka theksuar problemati­kat e kuqezinjve, të cilët duken të tmerruar sa herë kanë topin nëpër këmbë. Pasojat janë logjike dhe askush nuk bën më shumë sesa ia kërkon roli apo trajneri. Loja, nëse mund të quhet e tillë, “zhvillohet” me pasime prapa, ndërkohë që edhe sulmuesit duket sikur kanë harruar të driblojnë. Pioli ka rezultuar një zgjidhës i mirë problemesh në tri vitet e fundit, e duhet ta dëshmojë edhe tani këtë cilësi për të mos humbur Champions-in e sezonit të ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania