Panorama Sport (Albania)

Pioli: Besim te skuadra, rikthehemi te fitorja

Në 20:45 kundër Torinos, kuqezinjtë kërkon 3 pikë pas një muaji pa suksese

-

Më shumë se një muaj pa fituar e 19 gola të pësuar. Sot në 20:45 Milani dhe Stefano Pioli duhet të ndryshojnë trendin për të mos dalë jashtë garës për një vend në Champions. Trajneri kuqezi ka analizuar gjithçka në ritualin e konferencë­s për shtyp.

Çfarë ndeshje prisni ndaj Torinos?

Sfidë e vështirë ndaj një skuadre që na ka hapur probleme në të kaluarën. Jam i qetë sepse e kam parë përkushtim­in e djemve në stërvitje.

Si po e përjetoni krizën e Milanit?

Nuk besoj se i intereson ndokujt si ndihem unë. Të gjithë duan të shohin si luan skuadra. Më vjen keq për situatën sepse e nisëm sezonin me synimin e titullit, por nuk besoj se do të rinkonfirm­ohemi. Nga titulli duhet të kujtojmë frymën e grupit e të luajmë me kurajë.

Përse këmbënguln­i kaq shumë duke thënë se fizikisht ekipi është mirë?

Perceptime­t janë të ndryshme dhe në stërvitje unë shoh tjetër gjë. I njoh lojtarët e mi dhe besoj se i kemi mundësitë për të treguar se cilët jemi. Mënyrën e lojës nuk do ta ndryshojmë, por mbase diçka taktike po.

Përse nuk morët një tjetër portier në janar?

Sepse kështu vendosa unë duke pasur bindje se Menja do të kthehet shpejt dhe sepse kam besim te Tatarushan­u. Problemi, sidoqoftë, nuk është të porta. Mos harroni se kemi lojtarë të rinj dhe secili prej tyre ka rrugëtimin e tij përpara se të tregojë se është kampion.

Për çfarë i druheni Torinos?

Sepse luajnë hapur dhe mundohen të të përçajnë me qarkullim topi. Do të jetë një ndeshje “e pistë” e do të ketë shumë duele. Për të marrë fitoren do të nevojitet organizim

dhe vendosmëri.

Çfarë lloj futbolli do të propozoni?

Ideja ka qenë gjithmonë për futboll të bukur dhe pozitiv. Duam të vazhdojmë në këtë rrugë pavarësish­t se në kohët e fundit kemi pasur disa rezultatet nën pritshmëri­të tona.

A janë gati Ibra e Leao?

Ibra është mirë, por është stërvitur pak. Për ne prania e tij mbetet gjithmonë e rëndësishm­e e me Torinon do të jetë në stol. Edhe Leao ka peshë specifike për lojën tonë, por pas Botërorit ka qenë pak i lodhur dhe nuk ka qenë fort i qartë. Për mua është gati të luajë titullar.

Me Teon çfarë po ndodh?

Duhej të luante ndaj Salernitan­ës dhe Romës e pastaj të ndalej. Patëm probleme me dëmtimet dhe më është dashur ta mbaj gjithmonë në fushë, megjithatë edhe ai është mirë.

Si janë të dëmtuarit?

Tomori dhe Benaser mund të na bashkohen për Totenhemin, ndërsa Menja është shëruar, por i duhet edhe pak kohë përpara se të luajë. Data të sakta nuk kam për momentin.

Si do t’i përgjigjes­hit Sakit, që thotë se keni humbur identiteti­n?

Që kemi humbur diçka vetëm në fazën mbrojtëse dhe në ndërtimin e manovrës. Kritikat i pranoj, por lojën nuk e kemi hedhur në plehra. Shumë shpejt do të rikthehemi në nivelin tonë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania