Panorama Sport (Albania)

“San Siro”, kuqezinjtë duan 3 pikë

-

- Torino fitoi (2-1) në ndeshjen e fundit në kampionat kundër Milanit, pasi pati grumbullua­r katër humbje e një barazim pa shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e tyre të mëparshme.

- Demat nuk kanë shënuar gol në Serinë A kundër Milanit për 464 minuta (duke përjashtua­r përballjen e fundit): Deri më 30 tetor 2022, goli i fundit i shënuar kundër kuqezinjve në kompeticio­n është ai i Belotit në minutën e 76-të të ndeshjes Torino-milan 2-1 më 26 shtator 2019.

- Milani nuk ka humbur larg shtëpisë në 17 ndeshje të kampionati­t, falë 12 fitoreve dhe pesë barazimeve (është seria më e gjatë e hapur aktualisht në pesë turnetë më të mirë europianë). Ata nuk arrijnë të paktën 18 ndeshje radhazi pa humbje në transfertë në Serinë A që nga seria rekord prej 38 udhëtimesh radhazi të pamposhtur në epokën Kapelos (midis shtatorit 1991 dhe tetorit 1993).

- Duke përjashtua­r penalltitë vetëm Torino (zero) ka shënuar më pak gola se kuqezinjtë (tre) nga goditjet standarde në këtë sezon.

- Asnjë skuadër nuk gjuan më shumë nga jashtë kuadratit se Milani në këtë Serie A (67 goditje), ndërsa Torino ka provuar 38 nga jashtë. Torinezët, megjithatë, janë e vetmja skuadër që ka shënuar më pak gola nga distanca (4) në kampionati­n aktual.

- Vetëm dy lojtarë aktualisht në skuadrën e Torinos kanë shënuar në Serinë A kundër Milanit. Duke marrë parasysh të gjitha garat, të vetmit që ia kanë dalë janë Xhixhi dhe Mirançuk, golashënue­sit e sfidës së fituar në tetor. Djallit i ka shënuar edhe Antonio Sanabria, por në kohën kur luante për Betisin në tetor 2018 në Ligën e Europës.

- Torino është viktima e preferuar e Ante Rebiçit në pesë ligat më të mira europiane: pesë gola ndaj “Demave” në pesë ndeshje (një me fanellën e Fiorentinë­s). - Rafael Leao është lojtari portugez që ka marrë pjesë aktive në më shumë gola (18, përfshirë 9 realizime dhe po aq asiste) në 5 kampionate­t më të mira europiane 2022/ 23 dhe është një nga pesë lojtarët e lindur që nga 1/1/1999 me të paktën 15 mes golave dhe asistimeve në këto turne, së bashku me Musialën, Halandin dhe Fodenin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania